VLORE - Në kampin Al-Hawl në Siri nga ku u shpëtua pak muaj më parë Alvin Berisha, ndodhen edhe dhjetëra fëmijë të tjerë shqiptarë, të cilët prej vitesh rezultojnë të ngujuar në kampin-burg, në pritje që dikush të vijë t’i shpëtojë.
Kamera e Report TV ishte në fshatin Kuç të Vlorës, në familjen Korvafaj, ku 9 anëtarë të kësaj familje, mes të cilëve edhe tre fëmijë janë larguar për në Siri.
Në vitin 2012, i pari që mori rrugën drejt Sirisë ishte djali i madh i familjes, Erjon Korvafaj, së bashku me bashkëshorten e cila në atë kohë ishte shtatzënë dhe dy fëmijët, djali Amar 6 vjeç dhe vajza Hatixhe 3 vjeçe.
Por vetëm pak muaj më vonë, i ati i Erjonit, Hasan Korvafaj së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre autikë, nisen drejt Sirisë pa lajmëruar asnjë nga të afërmit, për të mos u kthyer kurrë më. Sipas Luan Korvafaj dhe Sulltana Balilit, vëllai dhe motra e Hasanit, ai iku në Siri për të kërkuar të birin Erjonin dhe familjen e tij.
"E marr në telefon nuk na del, ai kishte ikur dhe ne e morëm vesh pas një viti. Djali kishte ikur më parë dhe ky prandaj iku se iku pas djalit. Dhe fëmijët i morën me vetë, dhe a janë a s'janë s'e di. Fëmijët e nipit janë gjallë", tha Luan Korvafaj
"Marr djalin dhe i them ore Indrit dajo s'po me del në telefon dhe i thash të pyesë për dajën në Mëzez. Një burrë i thotë djalit që Hasani ka ikur në Siri dhe i pari ka ikur djali Erjoni më pas ky", tha Sulltana Balili.
Luan Korvafaj dhe Sulltana Balili, tregojnë se fill pas largimit të Hasanit, familjarët të shqetësuar nisën të kërkonin ndihmë për të rënë në kontakt me të. Pas 1 viti, vëllai tjetër i Hasanit, Çerçiz Korvafaj, arrin që nëpërmjet hoxhës së Mëzezit në Tiranë, të bëjë një bisedë telefonike me të vëllanë.
Me zërin që u dridhet, familjarët thonë se në telefon Hasani është përgjigjur duke qarë dhe se ishte penduar që kishte ikur në Siri. Kjo është edhe biseda e fundit e tij me të afërmit.
Burime jo zyrtare i kanë thënë familjes Korvafaj se Hasani ka ndërruar jetë në Siri në 2013 ndërsa prej 7 vitesh ata nuk dinë asgjë mbi fatin e familjes së tij.
"Këtej asnjë, vëllai i vogël takon Imamin e Mëzezit dhe ai e lidhi nëpërmjet atyre më vëllain në telefon. Ai vetëm qante në telefon. Ky u vra në 5 janar të 2013 dhe na e thanë njerëzit e gruas së Hasanit", tha motra e Hasan Korvafaj.
Familja e Hasan Korvafaj ishte zhvendosur nga fshati Kuç i Vlorës, në Mëzez të Tiranës.
Sulltana Balili, motra e Hasanit ka treguar dhe si nisi marrëdhënia e familjes së Hasanit me fenë. Familja e Hasanit, kryesisht djali i madh Erjoni dhe nusja e tij ishin besimtarë të fesë islame.
Pikërisht këtu fillon edhe lidhja e djalit të madh të Hasanit, Erjonit me hoxhën e Mëzezit, i cili aktualisht ndodhet në qeli për përfshirje në grupe terroriste.
Sulltana tregon se si arritën të blinin katër apartamente në Mëzez të Tiranës të cilat sipas tyre tashmë janë marrë nga vëllai i hoxhës së Mëzezit.
Motra e 62-vjeçarit thotë se ishte hoxha i Mëzezit, ai që i mundësoi në fillim nipit të tyre Erjonit që të shkonte në Siri, dhe ashtu si i ati, edhe ai nuk do të kthehej kurrë më.
"Themi se e frekuentoi sepse kishte dy fëmijë autikë dhe ndoshta u lidh me ta për të pasur kontribute. Ai u ndihmua sepse nuk i bënte Hasani dot 4 hyrje ata që e ndihmuan i morën dhe jetën. Vëllai i Imamit i kanë marrë shtëpitë tani por thonë që jemi qiraxhinj", tha motra Hasan Korvafaj.
Sulltana Balili dhe Luan Korvafaj
E vetmja shpresë për vëllain dhe motrën e Hasanit janë nipërit e tij. E motra, Sulltana thotë se 3 fëmijët e djalit të madh Erjonit, ndodhen në një kamp të Sirisë, të paktën sipas informacionit që kanë arritur të marrin nga gazetarët italianë dhe në Shqipëri.
Ata kërkojnë nga shteti që t'i kthejë fëmijët e nipit të tyre në Shqipëri. Ndërkohë për dy fëmijët autikë të Hasanit, nipin Ajni dhe mbesën Ilda thonë se nuk kanë asnjë informacion.
"Të tre fëmijët shteti të na i bjerë këtu siç ka bërë dhe Kosova të paktën për këta fëmijë që e dimë që janë gjallë", tha Luan Korvafaj
"Si nuk na ka marrë malli, për Amarin që është origjinal Hasani. Çfarë mi kanë bërë ku janë. Shteti t'i gjejë dhe Erjonin ta fusin në burg por jo të vdekur, s'e dimë as vendin. Shtetit t'i vijë keq se kam humbur 9 veta. Djali i vëllait vetë i pestë dhe vëllai vetë i katërt", tha mes lotësh Sullatë Balili.
Hasan Korvafaj
Në listën që Shqiptarja.com publikoi ekskluzivisht më 14 nëntor, në listën e personave që ndodhen brenda kampit Al Hawal, janë edhe tre vëllezërit Korvafaj. Amari 13 vjeç, i lindur në Tiranë, të cilit i ka mbetur përgjegjësia të kujdeset për dy vëllezërit e tij më të vegjël: Umerin 6 vjeç dhe Haxherin 3 vjeç, të dy të lindur në Siri. Asgjë nuk dihet për fatin e babait të tyre, Erjon Korvafaj, për të cilin të pakta janë mundësitë që të ketë mbijetuar. Emri i Erjonit nuk figuron në listën e "banorëve"’ të kampit Al Hawl, dhe tre fëmijët e tij rezultojnë kështu jetim.
Në total, brenda kampit ferr Al Hawl, janë 70 gra e fëmijë shqiptarë, disa prej të cilëve të lindur atje, në pritje që ferri që po kalojnë dhe që nuk e zgjodhën ata, të marrë fund ashtu si rasti i Alvin Berishës.
Ju pershendes me emrin e kryetarit te shtetit Ilir.Dhe me shume emra te tjere qe i kane vene flaken ktij vendi,ju qani hallin e emrit.Pikaaaaaa
PërgjigjuTe lumte goja ca jane keta injorante islamist.. Car jeni ju ore kelysh turku apo arabi?? Turp te keni.. Ka emra ilire sa te duash e sh te bukur.. Ikni ne siri tju ja lerojne nenen ikni ikni injorante..
PërgjigjuTurp për shqiptarët qe akoma quhen Baftjare, Kambere, Islamë, Halilë, Remzinj, Bexhetë, Kudretë, Hyqmetë, Sadetë, Idajetë, Shefqetë, Fatime, Hatixhe, Jusufë, Bajramë, Muhametë etj Turp turp turp! Shpejt urgjentisht shqiptaret ti ndërojnë emrat e tyre osmanogrekoarabë në emra iliresh bij te Arbrit. Vetëm kështu do shpëtojë kombi ynë! Turp, eshte tragjikomike dhe degjenerim të kemi emra të tillë , turp!
PërgjigjuSaktë Zoti Kafshë!!