Hoxha në shkollën e dëmtuar nga tërmeti në Kamëz: Jemi në këto kushte falë qeverisjes së 'Rilindjes'

6 Shtator 2020, 14:51| Përditesimi: 6 Shtator 2020, 15:00

  • Share

Kreu i degës së PD-së Kamëz, Flamur Hoxha, ndodhet ditën e sotme në shkollën 9-vjeçare “Hillari Klinton”, e cila u prish nga tërmeti i 26 nëntorit, por sipas tij deri më 9 mars është zhvilluar mësim normalisht dhe pa probleme.

Ai tregon se në datën 14 shtator nxënësit e kësaj shkolle do të transferohen në shkollë tjetër me turne, kur në fakt mund të ishin në shkollën  e tyre që duhej të rindërtohej. Ai thekson se Rama ka thënë se në shtator do të rindërtohen të gjitha shkollat e shembura nga tëmeti, por nuk e ka mbajtur këtë premtim.
Hoxha gjithashtu ka marrë në intervistë edhe dy prindër që i kanë fëmijët në atë shkollë.

"Jemi sot këtu për të denoncuar një aferë korruptive. Këtu nuk ka fjalë. Këtu flet kjo gërmadhë e cila para disa muajsh ishte një shkollë funksionale. Nxënësit kanë zhvilluar mësim deri më datën 9 mars. Kamza ka nxënës, ka mësues, ka drejtues me shumë potencial por nuk ia vlen që ata t’i shpërblesh me të tilla gërmadha", tha Muharrem Lala, prind.

"Unë jam banor i vjetër i Kamzës. Lindur dhe rritur këtu. Tek kjo shkollë kam studiuar vetë, kanë studiuar fëmijët e mi dhe nipi e mbesa. Ata e shembën. Fëmijët ishin në shkollë, tani na thonë t’i çojmë në një shkollë në Bathore. Do të na shkojë gjithë dita për të ikur pas fëmijëve. Nuk e dimë se përse e shembën këtë shkollë. Vetëm për përfitime se rrugë tjetër s’ka", tha prindi Ylli Dushku.

Deklarata e plotë e PD-së
Siç e shihni, jemi të gjithë sot bashkë, pak kilometra nga qendra e Tiranës për të denoncuar një fakt tragjik, të hidhur, qytetar, familjar, prindëror, që ka të bëjë me vitin e ri akademik, arsimor. Rëndomë në shumë qytete të Shqipërisë është i njëjti fakt. Këtu kemi shkollën për të cilën Kryeministri me zë dhe me figurë ka thënë, atë të fillimit të shkollës në shtator. Por sot, mijëra prindër, mijëra nxënës nuk munden të bëjnë mësim në këto kushte, në këto rrënoja, në kushtet e distancimit social, të asaj që shumëkush e di, shumëkush e ndjen, pasi ka fëmijë, ka familjarë, ka nevoja për tu arsimuar. Nuk mjafton vetëm kjo, përveç kushteve të rënda që ne ndodhemi sot “falë” qeverisjes së “Rilindjes”, akoma më shumë duam t’i bëjmë një apel drejtësisë në kllapi, prokurorisë të hetojë, të marrë në konsideratë shqetësimet e banorëve pasi është një fakt, jo vetëm në këtë shkollë por edhe në shkolla të tjera në Kamëz kemi rrënoja të cilat pas marsit, jo pas tërmetit, pasi është zhvilluar 4 ose 5 muaj shkollë, arsim, studim, për mijëra nxënës, brenda natës kjo shkollë është rrënuar, që do të thotë se është bërë me një qëllim të vetëm, atë të përfitimit të tenderave të radhës, të përfitimit, të tenderave të korrupsionit, që asaj që qeveria di të bëjë më mirë.
Nëse sot ne si qytetarë, si banorë, si njerëz, si familjarë donim shkolla, nuk jemi kundër ndërtimit të shkollave, jemi për shtimin e tyre të bërjes së shkollave të reja. Shumë mirë sot do të kishim një shkollë ekzistuese, të rregullt, që ka zhvilluar mësim, që është investuar në këtë shkollë dhe mundësisht mund të ishte ndërtuar një shkollë tjetër. Por kjo po bëhet vetëm me një qëllim, për përfitim ekonomik, të ndërtimit të një shkolle tjetër ndoshta në shtatorët në vijim, jo në këtë shtator, të ndërtimit me çmim 3 – 4 herë më të lartë se çmimet e ofruara nga donatorët evropianë, të asaj që shqiptarët e kanë prej vitit 2013 që e kanë në kurriz. Në emër të Partisë Demokratike, dega Kamëz, ju bëj të ditur që ne siç kemi qenë gjithmonë pranë qytetarëve, pranë shqetësimit të banorëve, për shëndetësinë, arsimin dhe sigurinë, do të jemi gjithmonë përkrah tyre për të shporrur këtë qeveri e cila di të bëjë vetëm këtë gjë, atë të largimit të shqiptarëve nga Shqipëria. Urojmë që shumë shpejt gjërat të ndryshojnë dhe në Shqipëri, prindërit dhe fëmijët të trashëgojnë, të arsimohen, të shkollohen, të krijojnë një jetë re, një jetë me dinjitet, atë që i takon çdo shqiptari në Shqipëri dhe jo jashtë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mziu: 07/09/2020 07:10

    Ja sikur kam ardhur un i aratisuri nga kopshi zologjik un hajduti un qe vdes per pak ere gruaje un me keta turinj si bajge ...deputet me ka ven luli ne list....

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 06/09/2020 19:51

    Shkolla duhet te ish rindertuar me ....urdher te peshkut. Peshku lulzim e kompani,perfshi dhe ish hoxhen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?