Ervin Hoxha dhe Kaare Dybvad Bek

Politikë

Hoxha takim me ministrin danez për Migracionin dhe Integrimin: Mbështesim fortë Shqipërinë, në rrugën drejt BE

26 Mars, 11:34| Përditesimi: 26 Mars, 11:36

  • Share

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti sot në Tiranë, Kaare Dybvad Bek, Ministrin për Imigracion dhe Integrim, të Danimarkës. Ministri danez shprehu mbështetjen e fortë të vendit të tij, për Shqipërinë në rrugëtimin drejt integrimit në BE, të cilën e konfirmoi gjatë takimit me ministrin shqiptar.

Në vjeshtë do të mbahet në Sarajevë një Samit për vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus integrimin.

"Njëzëri vlerësuam marrëdhëniet tona si të shkëlqyera dhe me potencial të madh për të ardhmen. Theksova se programet e Ripranimit të mbështetura nga Qeveria e Danimarkës, po zbatohen me efikasitet. Numri i turistëve danezë në Shqipëri po rritet nga viti në vit", theksoi ministri Hoxha.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?