Kosova & Rajoni

Hoxhaj: PDK kundër Vjosa Osmanit, është figurë partiake dhe përçarëse

3 Prill 2021, 20:41| Përditesimi: 3 Prill 2021, 20:44

  • Share

Partia Demokratike e Kosovës nuk mbështet Vjosa Osmanin sin president të vendit, është kjo deklarata e kryetarit Enver Hoxhaj gjatë seancës parlamentare.

“Vjosa Osmani nuk është unifikuese, është përçarëse. Është partiake, I mungon pavarësia partiake dhe do të jetë nën vullnetin e zotit Kurti,” tha Hoxhaj.  

Pasi sipas tij zgjedhja e presidentit të vendit është një ngjarje festive për vendin. Duhet të arrihet një kompromis i gjerë në mënyrë që presidenti të jetë sa më konsensual. Por sipas tij një e tillë nuk po ndodh me Osmanin.

“Vjosa Osmani nuk po zgjidhet po emërohet nga Kurti. Kështu e sheh Kurtin qeverisjen, njëjtë si motoja e tij në zgjedhje Krejt dhe Drejt. Modeli I tij nuk është model i një demokrati por një autokrati,” tha Hoxhaj.

Madje ai ka preferuar të bëjë ironi duke i kërkuar Kurtit të tregojë se çfarë vaksine ka marrë, sepse sipas tij ajo e ka bërë të sillet përçart.

“Vaksina që e ke marrë, a ta ka rrit temperaturën a ka pas efekte anësore. Mëngjes folshe për zgjedhje mbramje folshe për zgjedhje, a vendi ka nevojë për lidership”,  tha Hoxhaj.

 

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj dhe deputeti Bedri Hamza janë larguar nga salla menjëherë pas fjalimit nga senaca ku po mbahet seanca për zgjedhjen e Presidentit.

Pas mbarimit të fjalimit, Hoxhaj dhe Hamza janë larguar nga salla, teksa seanca është duke vazhduar.

 


Lajmi kryesor:

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, dështojnë 2 votimet për raundin e parë 1 votë më pak se kuorumi, në garë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?