Kulaçi i fatit me miell misri nga zonja Albana

22 Mars 2023, 12:31| Përditesimi: 22 Mars 2023, 12:37

  • Share

Kulaç me miell misri

Përbërësit:

  • 450-500 gr miell misri
  • 4 vezë
  • 1 gotë kos
  • 1 gotë vaj
  • 1 lç kripë
  • 1 lç sheqer
  • 1 lç sodë
  • 200 gr djathë

Përgatitja:

Në një tas shtojmë kosin, vezët, vajin dhe i trazojmë. Më pas shtojmë miellin e misrit, pak sheqer, kripë dhe sodë. Në fund shtojmë djathin e thërrmuar. E shtrojmë brumin në tavë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.

MC//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?