Foto nga samiti

Ekonomi

Huawei fiton kontratën e projektit më të madh në botë për ruajtjen e energjisë

5 Nëntor 2021, 12:55| Përditesimi: 5 Nëntor 2021, 12:59

  • Share

Gjatë Samitin Global të Fuqisë Dixhitale 2021, Huawei Digital Power nënshkroi kontratën me SEPCOIII për projektin më të madh në botë për ruajtjen e energjisë. Ky samit u organizua në Dubai të Emirateve të Bashkuara, ku morën pjesë më shumë se 500 pjesëmarrës nga 67 vende të botës. Tema kryesore e këtij eventi ishte ndërtimi i një shoqërie inteligjente me karbon të ulët. Projekti i Detit të Kuq është aktualisht projekti më i madh në botë për ruajtjen e energjisë. Të dy palët do të bashkëpunojnë për të ndihmuar Arabinë Saudite të ndërtojë një qendër globale për energji të pastër dhe ekonomi të gjelbër.

Projekti 1300 MWh i ruajtjes së energjisë jashtë rrjetit është më i madhi i këtij lloji në botë dhe përfaqëson një moment historik në industrinë globale të ruajtjes së energjisë.

Projekti i Detit të Kuq është renditur në Vizionin Saudit 2030 si një projekt kyç. Zhvilluesi i tij është ACWA Power, dhe kontraktori i përgjithshëm SEPCOIII. E vendosur në bregun e Detit të Kuq, NEOM njihet edhe si qyteti i së ardhmes, i mundësuar tërësisht nga energjia e rinovueshme. Ajo do të udhëheqë një mënyrë të re jetese dhe do të nxisë rritje të re ekonomike, pasi burimet si nafta po shterojnë gjithnjë e më shumë.      

Me më shumë se 10 vjet përvojë në kërkimin dhe zhvillimin e sistemeve të ruajtjes së energjisë, si dhe më shumë se 8 aplikacione të sistemit të ruajtjes së energjisë, Huawei Digital Power është e angazhuar të integrojë teknologjinë dixhitale të informacionit me teknologjitë e ruajtjes së energjisë. Synimi kryesor është realizmi i një sistemi të sigurt dhe të qëndrueshëm duke përdorur vargje inteligjente dhe modulare.

Kompania synon që energjia diellore të jetë burimi kryesor i energjisë duke ndërtuar një të ardhme të gjelbër. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?