Huawei publikon rezultatet e biznesit për tremujorin e parë të vitit 2022

17 Maj 2022, 15:02| Përditesimi: 17 Maj 2022, 15:04

  • Share

Huawei publikoi rezultatet e biznesit për tremujorin e parë të vitit 2022. Gjiganti kinez i teknologjisë gjeneroi 19.48 miliardë dollarë të ardhura, me një marzh fitimi neto prej 4.3%. Performanca e përgjithshme e kompanisë ishte në përputhje me parashikimet e bëra nga ana e tyre.

Sipas drejtuesit të Huawei, z.Ken Hu, në tremujorin e parë, rezultatet e përgjithshme të biznesit ishin në përputhje me parashikimet. Ndër të tjera ai pohoi: “Biznesi ynë i konsumatorit u ndikua shumë dhe biznesi ynë i infrastrukturës TIK përjetoi rritje të qëndrueshme. Ne kemi rritur përsëri investimin tonë në Kërkim dhe Zhvillim për të shfrytëzuar vrullin e novacionit tonë dhe për të krijuar vlera të reja për klientët."

Bashkëpunimi me partnerët globalë e ka ndihmuar Huawei për të përmirësuar performancën e biznesit dhe për të forcuar themelet e tij. Hu në fjalën e tij shtoi: "Si gjithmonë, ne duam të falënderojmë klientët dhe partnerët tanë për besimin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme. Në vitin 2022, ne ende përballemi me një mjedis biznesi sfidues dhe të komplikuar. Pavarësisht sfidave të konsiderueshme operacionale, ne do të punojmë më ngushtë me klientët dhe partnerët tanë në mbarë botën për të kapërcyer vështirësitë."

Huawei vazhdon qëndron besnik ndaj risive teknologjike dhe investimeve të mëdha në Kërkim dhe Zhvillim, pavarësisht sfidave dhe kufizimeve në treg.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?