Huliganët të shoqëruar nga policia

Huliganët e Dinamos dalin para gjykatës në Athinë, mes tyre edhe një shqiptar! Tifozët e AEK-ut i presin me protesta për vrasjen e 29-vjeçarit

12 Gusht 2023, 12:13| Përditesimi: 12 Gusht 2023, 12:14

  • Share

ATHINË - 30 nga 105 tifozët e Dinamos së Zagrebit të arrestuar për vrasjen e tifozit të AEK-ut të Athinës, Mihalis Katsouris, kanë dalë para gjykatës. Në një proces maratonë që nga dita e djeshme (e premte), tifozët që janë përjashtuar si të dyshuar për vrasjen do duhet të kërkojnë falje për veprimet e dhunshme, teksa do rikthehen sërish në paraburgim për një masë më të lehtë për akte të tjera që ligji i përcakton.

Me të mbërritur në gjykatën e Athinës, tifozët e AEK-ut janë organizuar dhe i kanë pritur me protesta personat nën gjykim. Ata kanë hedhur sende të forta dhe shishe uji në drejtim të makinave që sillnin të dyshuarit dhe policisë.

Sipas "Kathimerini", rrethi i të dyshuarve për vrasjen e 29-vjeçarit grek është ngushtuar dhe janë 12 personat që mund të kenë bërë këtë akt. Mes tyre janë 10 kroatë, një grek dhe një shqiptar 22-vjeçar.

Kujtojmë se mbrëmjen e së hënës, në vigjilje të ndeshjes së turit të tretë të Champions League mes AEK-ut dhe Dinamos së Zagrebit, Athina u kthye në arenë dhune dhe përleshjeje mes tifozëve. Ata miq nuk duhet të ishin futur në Greqi për shkak të rrezikshmërisë, teksa disa pezullime ndodhën në radhët e policisë.

Gjithsej u arrestuan 105 tifozë, ndërsa pati frikë dhe tmerr te qytetarët pas akteve të dhunshme dhe goditjeve me thikë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?