Huliganët e Rumanisë fërshëllyen dhe thirrën 'Serbia' gjatë himnit të Kosovës, përshëndetja epike e Samir Ujkanit (FOTO+VIDEO)

13 Shtator 2023, 10:33| Përditesimi: 13 Shtator 2023, 15:49

  • Share

Kosova humbi 2-0 kundër Rumanisë për grupin I kualifikues të Euro 2024 në “Stadiumin Kombëtar” të Bukureshtit. Ndeshja, më shumë se për atë që prodhoi në fushë u përfol për diskriminimin kundër shqiptarëve. Pas vetëm 18 minutave të luajtura, tifozët vendas hapën një pankartë me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, si edhe nisën brohoritjet me baza politike dhe raciste kundër shqiptarëve.

Në këto momente arbitri francez Willy Delajod ndërpreu ndeshjen pas sinjalizimit nga lojtarët e Kosovës. Për 52 minuta ndeshja u ndërpre, ndërsa u desh një diskutim mes delegatëve të UEFA-s dhe drejtuesve më të lartë të dy federatave që sfida të vijonte, kjo pas heqjes së banerave ofendues.

Në momentet e daljes nga fusha, Mërgim Vojvoda iu drejtua huliganëve rumunë me "Shqiponjën", ndërsa përshëndetja e Samir Ujkanit ishte edhe më epike.

Pankartat ofenduese

Në video duket dhe dëgjohet qartë se fërshëllimat dhe thirrjet "Kosova është Serbi" filluan që në himnin e Kosovës, në fillim të ndeshjes. "Basarabia (Moldavia) është Rumani dhe Kosova është Serbi", këto ishin pankartat nga huliganët, u bënë shkak për ndërprerjen e ndeshjes me 52 minuta.

Ora 12:48
Mërgim Vojvoda: Turp për Rumaninë, u qoftë falë që s'është gjallë Adem Jashari

Kosova humbi 2-0 në Bukuresht me Rumaninë për grupin I kualifikues të Euro 2024. Veç rezultatit, ndeshja u ndërpre për 52 minuta pasi huliganët vendas shfaqën pankartën "Kosova është Serbi" dhe ofenduan lojtarët shqiptarë. Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda foli pas ndeshjes dhe u pa i prekur jo vetëm për humbjen sesa për sjellen diskriminuese.

"S'e prisnim këtë pas barazimit me Zvicrën. Na kanë pritur pa respekt. Të ndodhë në vitin 2023 kjo është e pakuptueshme. Të na mbajnë brenda për 50 minuta është e pabesueshme. Dhe po ashtu të na shajnë shtetin. Këta gjëra nuk bën të ndodhin. Janë racizëm. Kemi gabuar që jemi kthyer në fushë. Nuk bën të lejojmë të na shajnë shtetin. Pasi kemi derdhur gjak për të. Këtyre u qoftë falë që nuk është gjallë Adem Jashari. Kemi luajtur gjatë me një lojtar më pak dhe kjo ka ndikuar shumë", tha Vojvoda pas ndeshjes.

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?