HOLANDË - AZ Alkmaar humbi 0-1 me West Ham në gjysmëfinalen e kthimit në Conference League. Me totalin e ndeshjeve që foli 1-3 për anglezët, West Ham tanimë sfidohet me Fiorentinën në finalen e Pragës më 7 qershor.
Përballja e zhvilluar në Holandë nuk ishte e qetë, me tifozët që u bënë protagonistë për keq. Me të fërshëllyer arbitri fundin e ndeshjes, huliganët vendas sulmuan familjarët e futbollistëve miq në tribuna.
Kaq ka mjaftuar që lojtarët e West Ham-it të linin fushën dhe të ngjiteshin në tribuna, duke treguar se familja është e shenjtë. Pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit, ndërsa për fat nuk pati asnjë të lënduar rëndë, me policinë dhe sigurinë që vendosën gjithçka nën kontroll pas disa minutave.