HULUMTIM I REPORT TV/ U shpenzuan 180 milionë lekë nga Bashkia Pogradec, por 6 mijë banorë s’kanë ende ujë të pijshëm!

13 Korrik, 11:06| Përditesimi: 13 Korrik, 11:20

  • Share

Në korrik të vitit 2020 Bashkia e Pogradecit lidhi kontratën prej 180 milionë lekësh (1.8 mln euro) për ndërtimin e ujësjellësit Udënisht-Memëlisht. 3 kompanitë fituese, “METEO SHPK” “ALBA KONSTRUKSION” & “B93II” kishin ofruar thuajse fondin limit, ndërsa vetë Bashkia dha gjithashtu edhe  2.7 milione lekë të tjera (27 mijë euro) firmës "ARENA MK“ për mbikqyrjen e punimeve.

Sipas kontratës 18 mujore, ujësjellësi duhet të përfundonte në fund të vitit 2021, siç shkruhet edhe ne faqen zyrtare të bashkise, por edhe pse kanë kaluar 2 vite e gjysmë uji ende mungon në shtëpitë e gati 6 mijë banorëve në dy fshatra.

“Uji vjen gjysmë ore më mëngjes dhe gjysmë ore në darkë. Shumë pak rrjedh në çezmë. Nuk del për asgjë! Ne mbushim këtu në çezmëne  fshatit. E mbajmë në krah deri në shtëpi. Për të larë e përdorim këtë se për të pirë e blejmë. Problem është shumë në verë se në dimër vjen…”

Kryeplaku i Memëlishtit, Kristo Vako thotë se është shtruar rrjeti i ri i ujësjellesit, por problemi qendron tek depozitat pasi nuk jane shfrytezuar te gjitha burimet ujore të fshatit.

Ndërsa Arbër Male, këshilltar i pavarur shprehet se kjo problematike është ngritur dhe në keshillin bashkiak, por drejtuesit vendor nuk i kane dhene zgjidhje. 

“Banorët kanë pretendimet e tyre pasi nuk janë shfrytëzuar të gjitha burimet që ka ai vend por gjithashtu thonë se ka keqprojektim të këtij ujësjellësi. Po sigurisht e kemi ngritur si problem edhe në këshillin bashkiak edhe banorët gjithashtu kanë kontaktuar më të zgjedhurit vendor, por nuk ka shpresë që kjo problematikë të zgjidhet dhe ata të kenë 24 orë ujë. Tani faktikisht është në proces kolaudimi por nuk di si mund të merret ne dorezim ajo vepër se ka shumë probleme”.

Report tv kontaktoi në telefon me kryeinxhinierin i cili tha vepra nuk është marrë ende në dorëzim nga Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve. Ndërsa një zyrtar i Bashkisë se Pogradecit jashtë kameras tha se punimet po vazhdojne duke thelluar burimet e “galerisë” dhe bashkimin e rrjetit me të gjitha burimet. Po sipas tij, përpos punimeve problem është dhe shpërdorimi i ujit të për vaditje nga banorët e këtyre fshatrave.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?