Sociale

Hulumtimi/ Portalet ‘pre’ e dezinformimit: S’kemi kohë të bëjmë verifikime! Kryetarja e AMA: Bota virtuale sfiduese, kërkohet përgjegjshmëri

22 Maj, 17:38| Përditesimi: 22 Maj, 17:39

  • Share

Një hulumtim i realizuar nga qendra “Faktoje” pas një trajnimi të 60 gazetarëve ka nxjerrë në pah se Mediat Online dhe platformat sociale janë burimi kryesor i dezinformimit. Të dhënat u bënë publike në një aktivitet të realizuar në bashkëpunim me Autoritetin e Mediave Audiovizive e ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Parlamenti, institucionet rregullatore, shoqatat civile dhe organizatat mediatike.

“Dezinformimi, propaganda, gjysmë të vërtetat vazhdojnë të jenë një problem shumë i madh në Shqipëri dhe Ballkan. Thënë këtë një rol të rëndësishëm në luajtjen e këtij dezinfirmimi sigutrisht që kanë gazetarët dhe mediat”, tha Klodiana Kapo drejtuese e Faktoje.

“Me një botë të re sfiduese virtuale, sot më shumë se kurrë kërkohet përgjegjshmëri. Nga mediat në përcjellin e informacione, përmbajtje të ndryshme, fenomene të ndryshme, ngjarje, personazhe qoftë edhe intervista”, tha drejtuesja e AMA, Armela Krasniqi.

“Tani në Shqipëri nuk ekzistojnë më lajmet e rreme, por lajmet e blera. Janë lajme të porositura”, tha Ina Zhupa.

Në analizë theksohet se 60 për qind e gazetarëve në median shqiptare nuk e dinë përkufizimin e saktë të dezinformimit, 36 përqind e tyre nuk i njohin llojet kryesore të dezinformimit dhe që të gjithë e pranojnë se publikojnë lajme pa i verifikuar për shkak të presionit të kohës.

“Të gjithë gazetarët pa përjashtim e pranuan se raportojnë deklaratat politike pa i verifikuar më parë. Arsyet janë të ndryshme, shpesh herë një pjesë nuk e shohin si të nevojshme që ta verifikojnë atë pasi përgjegjësinë ia lënë politikanit. Të tjerë mendonin se ishte punë e një gazetari investigative”, tha Jona Plumbi, autore e studimit.

76 për qind e gazetarëve e pranojnë se burimi i dezinformimit është vetë media dhe 40 për qind e tyre përmendin partitë apo figurat politikat si burime të dezinformimit. Ajo çfarë u theksua është se ndikimi politik dhe interesat e pronarëve janë ato që diktojnë më së shumti në raportimin e lajmeve.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?