E përditshmja amerikane, The New York Times ka raportuar se disa hulumtues në Hong Kong kanë identifikuar personin e parë të infektuar për herë të dytë me Covid-19.
“Një pacient i ri dhe me shëndet të plotë është infektuar për herë të dytë me koronavirus, pas 4 muajsh e gjysmë prej kur është diagnostikuar për herë të parë”, - kanë thënë hulumtuesit në ish koloninë britanike
Ky raportim i ri përbën shqetësim në mes emergjencës shëndetësore, sepse tregon se imuniteti ndaj koronavirusit te disa njerëz mund të zgjasë vetëm disa muaj.
Sipas hulumtuesve, 33-vjeçari ka pasur simptoma të lehta në herën e parë kur u identifikua pozitiv kurse në rastin e riinfektimit nuk ka pasur asnjë problem.
Disa ekspertë të shëndetësisë janë deklaruar se, duke marrë parasysh miliona raste të infektuara me koronavirus deri më tani, nuk është e papritur që disa persona të infektohen sërish pas disa muajve.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në të gjithë botën janë prekur nga Covid më shumë se 23 milionë persona kurse totali i viktimave ka shkuar në mbi 800 mijë