Durrës/ Iu vdiq djali në aksident, gjyshërit ‘rrëmbejnë’ nipin 3 vjeç! Mamaja denoncon në polici me lot në sy: Kam 4 ditë që s'e shoh çunin! Në hetim vjehrri

16 Prill, 10:42| Përditesimi: 16 Prill, 17:54

  • Share

DURRES-  Një fëmijë vetëm 3-vjeç është shkëputur nga prehri i nënës prej 4 ditësh. Besohet është shëndosh e mirë, pasi “rrëmbyesit” nuk janë të panjohur, por gjyshërit e tij.
Dramën e rëndë familjare e ka rrëfyer nëna e fëmijës, 23-vjecarja Ile Gjuni. Me lot në sy ajo tha se i ka vdekur bashkëshorti para 14 muajsh në aksident. 23-vjeçarja është larguar nga banesa e ish-vjehrrit dhe ka shkuar për të jetuar tek prindërit e saj bashkë me fëmijën e mitur. Këtu ka lindur mosmarrëveshja pasi gjyshërit nga babai pretendonin ta rrisnin vetë nipin. Së fundmi ranë dakord që djali i vogël të qëndronte tek gjyshërit nga ana e babait gjatë fundjavës.

Kështu ka ndodhur dhe të shtunën e 13 prillit, kur 3-vjecarin e mori gjyshi Rexhep Gjuni, por nuk e ktheu më tek e ëma. Pas denoncimit të saj, Policia e Durrësit ndaloi gjyshin Rexhep Gjunin dhe shpalli në kërkim bashkëshorten e tij, e cila besohet se mban të fshehur nipin.

U bënë 4 ditë pa parë fëmijën. Ma morën të shtunën dhe nuk e kanë sjelle. Burri më ka vdekur para 1 vit e dy muaj. Ata duan të marrin çunin, ata që në fillim donin ta mbanin. Ata vinin çdo fundjavë e merrnin, ua lija disa orë ngaqë kanë parë keq dhe të shtunën nuk ma kanë sjellë. Më thanë s’ta sjellim më. Erdha në polici dhe denoncova. Ata kërkonin kushte që unë të mos ikja jashtë. Ai nuk tregon se ku është fëmija, gënjen” tregon ajo.

Familja Gjuni me origjinë nga Kukësi prej vitesh banon në ish-kënetë të Durrësit dhe është fqinje me familjen e ish-nuses. Marrëdhëniet mes tyre janë lëkundur ndaj Ile Gjuni nuk ka më besim tek ish-vjehrrit por i kërkon ndihmë shtetit.

“Dua çunin tim. Shteti të ma gjejë! U bënë 4 ditë, është gjallë apo jo e kanë çuar jashtë apo jo. Unë kam ik tek shtëpia e babit pasi më vdiq burri, jetoj në Kenetë Durrës. I kemi afër me shtëpi. Tek shtëpia nuk janë fare, kanë ikur larg. Me të afërm të tjerë kam fol asnjë nuk e di” thotë ajo. 

Policia në njoftim për mediat tha se po vazhdon kontrollet për gjetjen e 3-vjeçarit si në Durrës ashtu dhe në Kukës, ku ka origjinën familja Gjuni.  Ndërsa ndaj 60-vjeçarit Rexhep Gjuni nisi procedimin penal për “Marrje e padrejtë e fëmijës”.

Ora 12:24
Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës, Policia kontrolloi dhe banesën e gjyshërve

Lidhur me denoncimin e nënës 23-vjeçare në policinë e Durrësit se ka humbur fëmijën 3-vjeçar policia e Durrësit ka dalë me një njoftim. Gjyshi i fëmijës, vjehrri i 23-vjeçares është akuzuar nga nëna e fëmijës. 

'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. Gj., 60 vjeç, pasi më datë 13.04.2024, në këtë komisariat, është paraqitur një shtetase 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ka kallëzuar se vjehrri i saj, shtetasi R. Gj., ka marrë fëmijën e saj 3 vjeç dhe nuk ia ka kthyer më.                   

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit R. Gj., por nuk e kanë gjetur fëmijën. Vijojnë kontrollet intesive për gjetjen e tij.        

Për ecurinë e kërkimeve dhe të veprimeve hetimore për këtë rast do të ketë njoftime të tjera në vijim.      

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Marrja e padrejtë e fëmijës”.', thuhet në njoftimin e policisë.

Ora 11:06
Durrës/ Kërkon fëmijën e humbur, nëna: Që kur më vdiq burri, vjehrrit donin të më merrnin çunin

 

Nëna e fëmijës 3-vjeçar, të deklaruar të humbur në Durrës, dha një prononcim për mediat duke akuzuar vjehrrin e saj dhe gjyshin e fëmijës se ka gisht në humbjen e fëmijës, pasi nuk pranon t'ia japë.

'U bënë 4 ditë, ma kanë marrë që të shtunën në mëngjes edhe nuk ma kanë sjellë. Bashkëshorti ka 1 vit e dy muaj që ka vdekur, edhe ato duan të marrin çunin. Që në fillim nuk ma jepnin çunin. Kam ikur me zor. Ata nuk pranonin, thonë që të rrijnë me ne. Vjehrri dhe vjehrra ua kam lënë. Çdo fundjavë ua lija unë ngaqë kanë keq. U thoja të shkonim tek ligji por nuk pranonin. 

E lija disa orë. Nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 3 pasdite. E kam marrë në mëngjes dhe nuk ma kanë sjellë. Pastaj kur shkoi ora 3 i mora në telefon, i pyeta ku jeni pse nuk keni ardhur, thonë nuk ta sjellim më. 

Shkova direkt tek policia, shkova fillimisht tek shtëpia e tij, nuk ishte dhe shkova më pas denoncova. E kanë marrë në telefon (Sqarim: Gjyshi)  dhe u bënte presion atyre, se nuk e sjell, vetëm kur të ma japin mua çunin.  Kërkonte kushte, që ta marri ai që të mos dali jashtë shtetit.

Ai nuk tregon se ku është, thotë se nuk e di, gënjen. Unë jam nga Dibra, ata janë nga Kukësi, duan ta mbajnë ato. Dua çunin tim. U bënë 4 ditë që nuk është këtu. Nuk e di ku është është gjallë apo jo, a e kanë nxjerr jashtë shteti. Marrëdhënia me vjehrrin me vjehrrën nuk ka qenë mirë, që kur ka vdekur burri. Kam ikur te shtëpia e babit. Në Kënetë në Durrës! I kemi afër me shtëpija (Vjehrrin). Në shtëpi nuk janë fare thonë kanë ikur lart (Sqarim: Në Kukës) ', ka qenë dëshmia e nënës së 3-vjeçarit.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 17/04/2024 01:08

    Histori e trishte.Duket qe djali qe humben,ose ka qene i vetem.ose e kane dashur shume dhe femija i vogel eshte gjaku i tij e ndoshta nje /zevendesim/ per djalin e humbur.Dhe ashtu si te gjithe te moshuarit e tjere ne Shqiperi,kane frike se mbeten vetem e kane frike se mos nuk e shohin me nipcen e tyre nese nena vendos te emigroje jashte.Ndoshta e kam gabim,por per mendimin tim,ky /rikthim/ i zonjes menjehere tek prinderit e saj pas humbjes se bashkeshortit (14 muaj qe i ka vdekur burri),eshte pak i nxituar.Nuk u ka lene kohe as te vajtojne,as te mesohen me humbjen e djalit,as t'a marrin veten.Cdo gje ka kohen e saj e duhet kohe per cdo gje.Po te kishte qendruar disa kohe me ta dhe shkeputja te ishte graduale,kjo situate nuk kishte per te ndodhur sot.

    Përgjigju
  • XXX: 16/04/2024 12:00

    Eee policia dhe kete femijen nuk gjeni dot? Tall b*then me ju nje plak matuf. A te dhj*fsha mu ne polici.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?