Policia e Tiranës ka njoftuar ditën e sotme se është gjetur një fëmijë i mitur i moshës 3-4 vjeç në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.
Uniformat blu kanë bërë apel që familjarët ose të afërmit të vinë pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë për ta marrë fëmijën. Pas apelit i mituri iu dorezua familjarëve, në gjendje të mirë shëndetsore.
Njoftimi i policisë
Në lidhje me njoftimin e dhënë mbi fëmijen e mitur të gjetur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i mituri iu dorezua familjarëve, në gjendje të mirë shëndetsore. -thuhet në njoftim
Komento
Komente
