I moshuari që ka humbur në Tropojë

Humb i moshuari në Tropojë, familjarët apel për ndihmë:  Vuan nga shëndeti mendor

24 Dhjetor 2020, 12:32| Përditesimi: 24 Dhjetor 2020, 12:34

  • Share

Një i moshuar është shpallur i humbur në Tropojë, ndërsa familjarët bëjnë apel për ndihmë për gjetjen e tij. 85-vjeçari Hasan Vatnikaj  banues në Bajram Curri  është larguar nga banesa më 11 dhjetor 2020 dhe nuk është kthyer më.

Sipas deklarimeve të familjarëve i moshuari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk shikon mirë.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës iu bën thirrje qytetarëve që nëse e konstatojnë shtetasin Hasan Vatnikaj, personi në foto, të telefonojnë në nr. 129.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?