Vdes 34-vjeçarja, nënë e 2 fëmijëve, pasi kreu abort në Maternitetin e Elbasanit! Në hetim për neglizhencë mjeku gjinekolog dhe anestezisti

31 Janar 2023, 16:19| Përditesimi: 31 Janar 2023, 20:51

  • Share

ELBASAN- Një 34-vjeçare në Elbasan ka humbur jetën, vetëm 6 orë pasi kishte kryer një abort në Maternitetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ku 34-vjeçarja Etleva Çullhaj, ishte paraqitur rreth orës 12:00 për të kryer një abort e më pas ishte larguar për në banesë. Por pas disa orësh të së njëjtës ditë, gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar dhe ishte transportuar sërish në Maternitetin e Elbasanit, ku dhe ka ndërruar jetë.

Për këtë rast, oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan kanë iniciuar procedimin penal për dy mjekët të cilët asistuan në procedurën e abortit konkretisht mjekut gjinekolog Arben Paralloi 56 vjeç dhe Behar Gjevori 60 vjeç, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Sipas mediave, burime zyrtare nga Prokuroria e Elbasanit bëjnë me dije se gruaja ka qenë e detyruar të kryej abort, pasi foshnjës në bark i kishte ndalur zemra. 34-vjeçarja ishte nënë e 2 fëmijëve dhe po priste fëmijën e tretë. Ajo banonte në lagjen “5 Maji” të Elbasanit, dhe rrinte me qira në Elbasan pasi ishte me origjinë nga Tirana.

Ndërkohë bashkëshorti i viktimës vuan dënimin në një nga burgjet e Greqisë. Megjithatë do të jetë ekspertiza mjeko ligjore ajo që do të përcaktojë shkaqet e sakta të rrethanave që sollën komplikacione tek nëna e dy fëmijëve lindur në Tiranë dhe banuese në lagjen “5 maji “ në Elbasan.

Ora 18:50
Ndërroi jetë pas abortit në Maternitetin e Elbasanit, burri i 34-vjeçares në një burg të Greqisë

1675184765_Screenshot1.jpg

Etleva Çullhaj, 34-vjeçe, ka humbur jetën një ditë më parë në Maternitetin e Elbasanit, pasi ka abortuar. 34-vjeçarja, ishte nënë e dy fëmijëve të tjerë 10 dhe 14 vjeç. Ndërkohë bashkëshorti i viktimës vuan dënimin në një nga burgjet e Greqisë. Do të jetë ekspertiza mjeko ligjore ajo që do të përcaktojë shkaqet e sakta të rrethanave që sollën komplikacione tek nëna e dy fëmijëve lindur në Tiranë dhe banuese në lagjen “5 maji “ në Elbasan.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tani: 01/02/2023 01:01

    Nuk paska qen abordi i par per te . Burri ne burg kjo aborto femij . Zoti e meshiroft

    Përgjigju
  • Shqipo: 31/01/2023 22:26

    O te pashpirt ,ajo goca iku nga kjo jete ju komentoni dhe te vdekurin si qysh tek, o krimba te pashpirt lereni te futet ne dhe e gjora vajze pastaj filloni e beni expertin. Ngushellime familjes.

    Përgjigju
  • Komentues: 31/01/2023 22:15

    Ju rafte pika ajo vdiq ju keni hall me ke e kishte femijen. Nga e dini ju kur iu fut burri ne burg?

    Përgjigju
  • Oh ca bahet: 31/01/2023 22:07

    Burri ne burg kjo 7 zan ! Smahen ma keto femrat e sotit

    Përgjigju
  • Jcancel: 31/01/2023 21:51

    Interesante burri në burg në Greqi kjo ka ngelë zhtatëzane në Elbasan .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?