Foto ilustruese

Kronikë

Humb jetën elektriçisti shqiptar në Greqi! E kapi korrenti duke rregulluar linjën, të vdekur edhe dy kolegët grekë  

1 Prill 2021, 16:07| Përditesimi: 1 Prill 2021, 17:59

  • Share

Një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka humbur jetën ditën e sotme në Greqi, pas një tragjedie në ku mbetën të vdekur edhe dy elektricistë grekë, ndërsa u plagosën katër të tjerë.

Ngjarja u regjistrua në komunën e Ertria, ku elektricistët po punonin për rregullimin e linjës së energjisë, por një kabull u prish duke prekur më pas edhe linjat e tjera të energjisë.

Për pasojë punëtorët u goditën nga rryma elektrike. Ngjarja tronditëse u pa nga disa banorë që ishin aty, të cilët telefonuan menjëherë policinë dhe zjarrfikësen, por tre punonjësit humbën jetën në vend.

Njëri prej tyre u gjet i vdekur në shtyllë, ndërsa dy të tjerët në tokë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?