Presidenti Ilir Meta, duke shprehur i ngushëllimet familjarëve të mjekut Mihal Kërçit për ndarjen nga jeta, i ka bërë thirrje qeverisë për të marrë masa të tjera për të mbrojtur bluzat e bardha nga koronavirusi.
Përmes një postimi në Facebook, ai shprehet se spitalet duhet të furnizohen me masa mbrojtëse, të dezinfektohen ambjentet spitalore si dhe shpërblim financiar të shtuar për mjekët.
"Ndarja nga jeta e Dr.Mihal Kërcit, personalitet i shquar i mjekësisë shqiptare, është një lajm shumë i hidhur për familjen, pacientët dhe të gjithë mjekët. Ngushëllimet më të ndjera, për këtë humbje të rëndë, që kërkon reflektim të thellë. Humbja e jetëve, si pasojë e COVID-19, të shumë mjekëve të shkëlqyer si Drini Dobi, Bledi Nini dhe të tjerë, është e pazëvendësueshme dhe boshllëku i krijuar në ndihmën e kualifikuar ndaj të sëmurëve tashmë ka për të qenë shumë problematik.
Kjo situatë kërkon marrjen e masave të shpejta, pa kursyer asgjë.Përsosja dhe furnizimi i bollshëm e pa kufizim me mjetet më të mira mbrojtëse për personelin mjekësor. Dezinfektimi i vazhdueshëm dhe rigoroz i mjediseve mjekësore për arritjen e sigurisë maksimale të tyre. Sigurimi sa më parë i vaksinës dhe vaksinimi me prioritet i personelit mjekësor. Shpërblim financiar dinjitoz dhe të shtuar" - shkruan Meta.
Lajmi kryesor:
I infektuar me COVID, ndërron jetë mjeku anestezist Mihal Kërçi! Manastirliu: Luajti rol kyç në strategjinë e pandemisë! Basha: Mirënjohje për sakrificën e tij
E.M./ReportTv.al