Humb jetën një 45-vjecar tek mbikalimi i Shën Vlashit në Durrës. Sipas policisë 45-vjeçari me iniciale Sh.Z 45-vjeç ishte duke drejtuar motorin e tij dhe duke humbur drejtimin del nga rruga.
Menjëherë pas aksidentit ai është dërguar me autoambulancë në Spitalin e Durrësit, por si pasojë e plagëve të marra nuk ka munduur të mbijetojë.
Aksidenti tjetër është shënuar në lagjen Nr. 17 në Durrës, ku 19-vjeçari me iniciale G.Sh ka aksidentuar një këmbësor me iniciale H.B 72 vjeç, i cili po kalonte rrugën.
Si pasojë e aksidentit kanë ngelur të plagosur drejtuesi i motorit, pasagjeri 18 vjeç me iniciale R.H dhe dhe 72 vjeçari këmbësor. Ata janë dërguar menjëherë në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po meret me zbardhjen e ngjarjeve.