Pas një aksidenti të rëndë në garë, ka ndërruar jetë në spital 19-vjeçari zviceran Jason Dupasquer.
Piloti garonte në Moto 3 dhe pësoi një aksident të frikshëm në kualifikueset e garës së djeshme në Mugello të Italisë.
Në videot e publikuara në rrjetet sociale, 19-vjeçari u përplas fillimisht nga motor tjetër dhe më pas humbet kontrollin dhe përfundon jashtë piste duke u dëmtuar rëndë.
Piloti 19-vjeçar u transportua menjëherë drejt spitalit Careggi në Firenze, me dëmtime të shumta cerebrale dhe mbrëmjen e djeshme iu nënshtrua edhe një operacioni në kokë, por nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve të marra.