LEZHË- Kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku është gjetur disa orë pasi familjarët denoncuan në polici se kishin humbur kontaktet me të. Denoncimin bëri bashkëshorti, i cili tha se Marku ishte larguar nga banesa që prej mbrëmjes së djeshme, ndërsa policia e gjeti atë po në qytetin e Lezhës.
34-vjeçarja ka dëshmuar në polici se ishte larguar pas një debati me bashkëshortin dhe se gjatë kësaj kohe kishte qëndruar në një hotel. Ajo ka thënë po ashtu se nuk kishte menduar se çështja do të shkonte deri në pikën ku bashkëshorti do e denonconte si të zhdukur dhe se ishte informuar përmes mediave se po e kërkonin.
Pas denoncimit, policia shoqëroi në komisariatin e Lezhës edhe bashkëshortin e Markut, Oltion Lekën, me detyrë oficer tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit.
34-vjeçarja punonte prej vitesh në gjykatës së Lezhës, ndërsa së fundmi kishte fituar një vend pune si Oficere e Policise Gjyqësore në Prokurorinë e Lezhës dhe brenda pak ditësh pritej të transferohej.
Report Tv ka zbardhur dëshminë e Kryesekretares së Gjykatës së Lezhës, Klaudia Markut, ku mësohet se ka thënë në polici se ishte larguar nga banesa pas një debati me bashkëshortin. Marku ka thënë se ka qëndruar në një hotel në Lezhë dhe se nuk kishte menduar se çështja do të shkonte deri në denoncimin se ajo ishte zhdukur.
"U largova nga banesa për çështje të brendshme familjare. Jam larguar pas një debati me bashkëshortin. Nuk e kam menduar se çështja do të shkonte kështu. Kam qëndruar në një hotel në Lezhë më ishte bllokuar dhe celulari. Kam mbajtur kontakte me familjen time, duke biseduar me një numër të një punonjësi. Vetëm kur e kam marr vesh nga media që po më kërkojnë", ka thënë ajo.
Pas disa orësh që kishte humbur kontaktet me familjen, kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku është gjetur. Bëhet me dije se ajo është gjetur po në qytetin e Lezhës, ndërsa shoqëruar në komisariat ku po merret në pyetje. Për momentin është e paqartë arsyeja se përse ajo shkëputi kontaktet me familjarët.
Prej disa orësh mbahet i shoqëruar në komisariatin e Lezhës, Oltion Marku, oficer tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit, bashkëshorti i kryesekretares së Gjykatës së Lezhës. Ai ka bërë sot denoncimin se bashkëshortja e tij, Klaudia Marku është larguar nga banesa prej pasdites së djeshme, por oficerët e policisë po e marrin në pyetje, pasi dyshohet se shkak për largimin e saj nga banesa është bërë pikërisht konflikti familjar.
Ka dal mode te ne shkojne me pushime me te dashurin.relaxs spa e burri man femit.
PërgjigjuMos u shqetso se po ben ca pushime me te dashurin e kthehet prap. Sa mir skeni turp qe i denonconi ! Ajo me te dashurin pushime ti denonco
Përgjigjupse e gacmo gocen ne hotel paska ndenjur ca ka ktu. ????????
Me siguri do ket shkuar me ndonje shoqe ne shtepine e saj! Gjendje e renduar psikologjike!
Përgjigju