Pamje nga vendngjarja

Bota
Top 24

Humb kontrollin e mjetit, përplaset me pemën, vdes i riu shqiptar ne Itali

28 Tetor 2018, 15:16| Përditesimi: 28 Tetor 2018, 15:29

  • Share

ITALI- Një 22 vjeçar ka humbur jetën, pas një aksidenti tragjik në Reggio Emilia në Itali.  

Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur rreth orës 7 të mëgjesit dhe viktima e identifikuar është Ernaldo Zefo , i cili po udhëtonte me makinën tip ‘Fiat 500’, kur humbi kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me një pemë.

Mësohet se 22 vjeçari ka ndërroi jetë pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë, bëhet e ditur se policia italiane dhe grupi hetimor po hetojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit .

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?