Rudolf Elezoviq, polici kufitar - Ish-shef i policisë së Ulqinit

Kronikë

Zhduket në kufi me Shqipërinë polici malazez! Telefonata e fundit me familjarët: Jam në Lumin Buna, po pres varkën të vij tek ju

31 Maj 2021, 14:10| Përditesimi: 31 Maj 2021, 15:08

  • Share

SHKODËR- Një efektiv i  policisë kufitare në Malin e Zi, ka humbur kontaktet me familjarët prej 27 majit, ndërsa zhdukja në rrethana misterioze ka angazhuar në hetime edhe policinë shqiptare, pasi për herë të fundit lajmet prej tij kanë ardhur nga një fshat shqiptar në kufi me Malin e Zi.

Rudolf Elezoviç, i cili ka qenë më herët edhe shef i policisë në Uqlin, telefonatën e fundit me familjarët e pati mbrëmjen e 27 majit, të cilëve u tha se ndodhej në afërsi të zonës së Pentarit në njësinë Dajç, në lumin Buna dhe se priste një person që të shkonte ta merrte për ta transportuar me varkë në anën tjetër të Malit të Zi. Nga ai moment, Elezoviç ka ka humbur çdo gjurmë në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit te Zi.

Kohët e fundit zyrtari i policisë malazeze kishte kaluar shpesh në kufirin mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, në sajë edhe të marrëveshjeve dypalëshe.

Humbja e tij ka ngritur në këmbë edhe policinë shqiptare ku mësohet se në bashkëpunim kanë qenë duke hetuar goditjen e trafikut të drogës në dy anët e kufirit.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?