Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 48 vjeçar, pasi në banesën e tij në rrugën "Enver Begeja", ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur me sende të forta vëllanë e tij. Akoma nuk dihen motivet e zënkës midis tyre.
Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim një 38 vjeçar me iniciale F. P., pasi ka goditur me sende të forta në trup 54 vjeçarin me iniciale Y. B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ka ndodhur në Laknas, në rrugën "Skënderbeu". Ndërsa një 26 vjeçari me iniciale F. C., i janë gjetur në banesën e tij 7 gr. lëndë narkotike heroinë. Pas informacioneve të marra në rrugë operative, policia ka ushtruar një kontroll fizik në banesën e tij, ku ka gjetur drogën të ndara në doza gati për shitje, si edhe një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.