Blogerja Estela Ujka dhe familja e saj

VIP & Spektakël

“Humba nënën nga e njëjta sëmundje”, blogerja shqiptare rrëfen luftën me kancerin: Ia dolëm të pestë

19 Janar 2019, 22:33| Përditesimi: 19 Janar 2019, 22:41

  • Share

Estela Ujka është bërë e njohur në Shqipëri si një nga blogeret që preferon të jetë larg perfeksionit të Instagrami. Ajo ka shfaqur gjithmonë natyralitetin e saj, duke e pranuar trupin e saj me të mirat dhe defektet që ka

E ftuar në emisionin “Lart e Poshtë”, Estela ka folur për vështirësitë që kaloi pas diagnostikimit me sëmundjen e rëndë të kancerit. “Unë kam humbur mamanë nga e njëjta sëmundje, kështu që edhe nëse e dëgjoj nga miliona kilometra larg sigurisht që do të afektohem dhe do të më duket gjëja më e tmerrshme në jetë. Për fat të mirë tumori që unë u diagnostifikova nuk ishte nga ata më të këqinjtë, por kishte ngarkesën e vet dhe nëse nuk do të kryej operacioni mirë mund të kishte pasoja fatale,”- tregoi blogerja.

Më tej ajo tregoi se sekrëti qëndron në pjesën e fokusimit dhe ajo është munduar t’i shmangë mendimet e këqija që sjell një situatë e tillë. “Njeriu tenton ta largojë të keqen edhe unë mund të them se me personalitetin që kam nuk fokusohem tek gjërat e këqija në jetë dhe me sa duket mendja punoi mirë pavarësisht sëmundjes dhe ngarkesës. Di që këtë sëmundjen për herë të dytë në familjen time, e përballuam vetëm ne të pestë dhe të pestë gjetëm forcë tek njëri-tjetri,”- u shpreh blogerja.

36-vjeçarja vijoi duke folur rreth mënyrës se si ndikoi edhe familja e saj në superimin e sëmundjes. “Vajzat kanë ndihmuar në shtëpi me gatimin, bashkëshorti gjithashtu edhe unë kur shikoja këtë nuk është se e kisha shumë mendjen tek sëmundja. Gjithçka që doja ishte të ishim bashkë, të shijonim njëri-tjetrin dhe sëmundja kaloi dytësore. Për fat të mirë unë u operova dhe risku për jetën nuk ekziston më, të paktën me aq sa thanë doktorët. Por njeriu duhet të fokusohet vetëm tek gjërat e mira në jetë, pasi nëse bie pre e atyre të këqija nuk do ia dalësh ndonjëherë,”- përfundoi e prekur Estela Ujka.

Ylli shqiptar është emartuar me biznesmenin 15 vite më të madh se ajo dhe janë bërë prindër të tre vajzave.

Komento

Komente

  • Skraparlliu: 19/01/2019 23:21

    Ahahhahaha Lenc Sallaku Bussnesman eh cbehwt mo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?