Carlos Tevez është emëruar trajneri i ri i skuadrës së Rosario-s në Argjentinë. 38-vjeçari ka firmosur sot zyrtarisht kontratën 1-vjeçare ku do të ketë mundësi për të treguar vlerat e tij tashmë në një pozicion tjetër nga ai i sulmuesit në fushën e blertë ku bëri historinë me Manchester United, City, por edhe Juventus.
Në Argjentinë kampionati kryesor është në javën e katërt dhe Rosario Central renditet në vendin e 22 nga 28 skuadra që janë gjithsej.
Hera e fundit që Tevez kishte luajtur futboll ishte në 2021 teksa ishte pjesë e Boca Junior, por pasi e mbylli me këta të fundit sulmuesi vendosi të qëndronte përkohësisht pushim, duke qenë se babin e kishte të sëmurë. Pas vdekjes së tij, më 4 qershor, Tevez tha se tani ‘nuk kishte më kuptim të lunate futboll përsa kohë që tifozi numër nji kishte ndërruar jetë’.
Vetëm pas 17 ditësh Carlito Tevez tani është emëruar trajner.