Kronikë

U gjetën të vdekur në hotelin në Qerret, tërhiqen nga i biri i familjes trupat e 4 turistëve rusë në morgun e Tiranës! Ambasada ruse: Do kryejmë ekspertizë mjeko-ligjore në Rusi

22 Tetor 2021, 11:34| Përditesimi: 22 Tetor 2021, 16:01

  • Share

Një javë nga gjetja e tyre të vdekur në hotel ‘Gloria’ në Kavajë, trupat e 4 turistëve rus që u gjetën të janë tërhequr ditën e sotme nga morgu i Tiranës. Ka qenë djali i familje, Aleksandër Burenkov, i cili ka tërhequr trupat e prindërve të tij Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Sergei Burenkova, 60 vjeç, si dhe të motrës Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe partnerit të saj Nikita Belousov, 37 vjeç.

Në një reagim në mediat sociale, ambada Ruse thotë se sipas legjislacionit rus, mund të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore shtesë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tyre.

Vdekja e tyre vijon që të mbetet mister, ndërkohë që hetimi për zbulimin e shkaqeve që çuan në humbjen e jetës së tyre po vijojnë. Një prej personave që ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me viktimat, guida që i shoqëronte ukrainasja Maria Buchakchyiska ka hedhur poshtë mundësinë se mund të jenë helmuar me ushqimin. Ajo ka zbuluar me detaje itinerarin që kanë ndjekur, si edhe ka rrëfyer se për asnjë moment nuk ka parë shqetësim nga ana e viktimave.

Dyshime janë hedhur edhe nëse vdekja e tyre mund të ketë ardhur nga sasia e tepërt e klorit në ujin e pishinës. Mirëpo, punonjësi për hetuesit tha se ai ka bërë pastrimin si çdo ditë dhe pishinës i ka hedhur vetëm një gotë me klor.

Grupi hetimor ka marrë edhe pamjet filmike nga kamerat e sigurisë, ku nga sa thuhet në dosje 'deri në momentin e futjes në ambientet e SPA-së turistët kanë qenë në gjendje të rregullt fizike’.

7 ditë pas vdekjes së rusëve që policia fillimisht tha se u asfiksuan brenda saunës, u përfol për përdorim të lëndëve narkotike dhe alkolit, apo edhe helmimit me agjentë biologjikë, humbja e familjes që erdhën të pushojnë në Shqipëri, është ende një ekuacion i pazbërthyer, në pritje të shkakut zyrtar të vdekjes që mund të nxjerrin ekspertët mjeko-ligjore.

Ora 13:15
Vdekja e 4 turistëve, ambasada ruse: Do kryejmë ekspertizë mjeko-ligjore në Rusi

Ambasada ruse thotë se në Rusi do të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore shtesë për të zbuluar shkaqet e vdekjes 4 turistëve rusë në Qerret të Kavajës.

‘Në mëngjesin e hershëm të 22 tetorit trupat e pajetë të shtetasve rusë, të cilët humbën jetën në 15 tetor në territorin e Republikës së Shqipërisë, u nisën në Rusi me një fluturim të rregullt.

Sipas legjislacionit rus, mund të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore shtesë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tyre.

Shpresojmë në marrjen sa më të shpejtë të përfundimeve zyrtare nga pala shqiptare, si edhe në bashkëpunimin e mëtejshëm të ngushtë të organeve ligjzbatuese ruse dhe shqiptare për sqarimin e rrethanave të tragjedisë.’- njofton ambasada ruse.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 23/10/2021 02:15

    Putini kur eliminon shtetasit e vet ne bote,perzgjedh.Zakonisht te preferuar jane kundershtaret politike ,ata qe dine me shume se c'duhet,ata qe s'kane frike te flasin,ata qe i kane shkelur ne kallo,ose rivalet brenda llojit.Ne rastin konkret nuk dime asgje per te kaluaren e viktimave,preferencat politike,profesionet qe kane patur,etj.Nuk mund te hidhemi pa fakte ne supozime intrigash politike.

    Përgjigju
    • @Iris:: 23/10/2021 05:00

      Intriga me e madhe eshte pse duhet te vriten nga Putini ne shqiperi. Vdekje e njehershme e kater personave ruse, me tregues helmimi radioaktiv, nuk eshte rastesore. Sidomos kur behet fjale per te kaluaren e tyre milionere. Irisi e di shume mire se c’bejne kleptokratet dhe oligarget per ca miliona. Besoj qe irisi eshte tip shume i perpunuar perballe ndodhive putanistike, me fal, desha te them putinistike dhe kallo shkelese kur behet fjale per ca miliona te arritura ne menyra te posacme ish sovjetike dhe bashkkohore ruse. Cfare nuk kuptoj eshte se pse ka kaq shume rrezistence komentuese ndaj vrasjes putanistike, me fal putinistike dhe shtyhet ne menyre te deshperuar shtegu i paaftesise shteterore shqiptare? Iris, di gje ti per kete? Dicka tjeter…me duket se ke nje gabim drejtshkrimor ne nofke. Ne vend te r duhet te kesh nje s. Keshtu e ke nofken sic i ke dhe komentet ????????

  • Qakdh per lexuesin: 22/10/2021 20:44

    Sipas komenteve te ketij tipit me nofken lexuesi, duket se filloi faj hedhja ne drejtim te shtetit shqiptar. Nuk komentohen faktet qe si eshte e mundur qe vetem keto ruset vdiqen ne te njejten kohe dhe njeherazi, por komentohen “prokuroret barkderra jo eksperte te vertete.” Se sa eshte pesha e nje njeriu nuk ka te beje fare me cilesine e punes qe ai ben. Barkderr apo barkthate, nuk mendoj qe dikush ka te drejten te ofendoje nje prokuror. Merru me shkakun e vdekjes mer lexues mendjederr dhe jo me menyren e “hetimit”. Cfare duhet shpjeguar dhe vrojtuar mire eshte pse Ruset goditen jashte Rusise. Nuk jane te paret ruse qe vriten jashte Rusise, dhe eshte nje fenomen ne rritje. Vetem 4 ruse te vdekur njeherazi te se njejtes familje. Nuk te thote gje kjo? Putinist legen.

    Përgjigju
  • Agek: 22/10/2021 15:00

    Tani po u zgjidhka perfundimisht vrasja. Ne vend qe te kerkohet per ndonje helmim te mundshem sic e kane zakon ruset, si psh ne gjermani ose angli, ne i themi rusise, ja trupat dhe pa bere asnje hetim vete. Kot sa per nje ide, i keni kontrolluar valle per ate substancen radioaktive qe ka qejf te perdore rusia? Quhet pollonium. Rusia duhet te ndaloje vrasjen e qytetareve te saj ne vende te ndryshme te botes. Bota dhe sidomos Europa nuk eshte vend mbeturinash ku mund te “vidhen” jete te pafajshme njerezish, edhe pse keto jete jane Ruse. Sipas arsyetimit rus, shteti shqiptar dhe biznesi shqiptare do shpallen fajtore vetvetiu. Rama eshte duke cenuar mardheniet me aleatet duke e qasur shtetin shqiptar ne kontroll dhe “frymezim” rus. Njekohesisht, Edvinka eshte duke prishur rendin kushtetues, sepse duke mos kryer ose mos lejuar kryerjen e funksionit shteteror eshte duke shkelur njekohesisht te drejtat njerezore dhe kushtetuten e republikes. Llafosuni pak me prokurorin e pergjithshem ose me gjykaten e te drejtave te njeriut nese keni ndonje pike cuditese rreth cile ligjeve jane thyer dhe cfare thone te drejtat e njeriut sebashku me kushtetuten Shqiptare. Bananexhinj m*ti!

    Përgjigju
    • Per lexuesin: 22/10/2021 19:11

      Sipas teje kush i ve ne detyre ose i heq nga detyra keto prokuroret barkderra jo eksperte te vertete qe i quan ti? Putini?

    • Lexues: 22/10/2021 18:19

      Je ne rregull apo jo..behet fjale per prokurore barkderra jo eksperte te vertete..

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?