Zhgënjimi pas barazimit 1-1 kundër Ganës ka qenë i madh për tifozët e Nigerisë të cilët nuk e kanë përjetuar aspak mirë. Kjo sepse Nigeria humbi shansin për të prerë biletën për në Botërorin e Katarit, një kompeticion që janë mësuar të marrin pjesë.
Për rrjedhojë në përfundim të ndeshjes tifozët kanë zbritur në fushë dhe kanë shkatërruar çfarë kanë gjetur para. Stolat e pankinës, flamujt e këndit dhe fusha e gjelbër ishin në gjendje të mjerueshme pas këtij agresioni.
Për të larguar tifozët nga fusha u desh ndërhyrja e policisë, që përdori gaz lotsjellës.
Komento