Humbën rrugën teksa eksploronin Majën e Jezercës, Policia shpëton dy turistet angleze

25 Shtator, 20:50| Përditesimi: 25 Shtator, 21:13

  • Share

Policia e Tropojës u ka ardhur në ndihmë 2 turisteve angleze të cilat kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Jezercës

Pasi u njoftuan rreth orës 15:15 uniformat blu, së bashku me Ekipin e Kërkim-Shpëtimit Malor Valbonë, u nisën në drejtim të Majës së Jezercës për të ndihmuar turistet.

Pas tre orësh kërkime policia arriti të lokalizonte vendodhjen e tyre. Rapotohet se ato u akomoduan në një bujtinë në Valbonë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore

Pas 3 orë kërkimesh, është bërë e mundur gjetja e turisteve, të cilat ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe pasi zbritën në Valbonë, të shoqëruara nga punonjësit e Policisë, u akomoduan në një bujtinë në Valbonë, informoi sot policia.

Turistet kanë falënderuar punonjësit e Policisë dhe ekipin e kërkim shpëtimit për gatishmërinë dhe ndihmën e dhënë.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?