Erik ten Hag

Sport

Humbën titullin në javën e fundit, Ajax mbetet pa trajner! Synohet rikthimi i Erik ten Hag

21 Maj, 16:55| Përditesimi: 21 Maj, 16:57

  • Share

Ajaxi në Holandë kërkon të fillojë një kapitulli të ri pas një sezoni zhgënjyes në kampionat. Francesco Farioli nuk është më trajner i ekipit, pasi drejtuesit vendosën të ndërpresin bashkëpunimin me të, pasi ekipi dështoi të fitonte titullin kampion në javën e fundit, trofe që shkoi për rivalët e PSV-së.

Menjëherë pas largimit të italianit, klubi holandez ka nisur punën për emërimin e trajnerit të ri dhe në krye të listës është një emër i njohur për tifozët e Ajax, Erik ten Hag.

Trajneri 55-vjeçar ka një të kaluar me klubin nga Amsterdami, të cilin e drejtoi nga viti 2018 deri në 2022, duke fituar tre tituj kampion, dy Kupa të Holandës dhe duke arritur deri në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve në 2019.

Aktualisht ten Hag është trajner i lirë, pas largimit nga Manchester United, ku nuk arriti të përmbushë objektivat e klubit anglez.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se kontaktet e para mes palëve kanë nisur, ndërsa drejtuesit e Ajax shpresojnë të bindin trajnerin për një rikthim që do të sillte stabilitet dhe ambicie të reja.

Konkurrenca për shërbimet e Ten Hag nuk mungon. Edhe Bayer Leverkusen që mbeti pa trajner pas largimit të Xabi Alonso drejt Real Madridit, ka shfaqur interes për holandezin, çka e bën garën për firmën e tij edhe më të fortë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?