‘Humbët aftësitë krijuese’! ASH I përgjigjet kreut të Botuesve: Shpresojmë mos e ketë nga karantina

23 Prill 2020, 21:05| Përditesimi: 23 Prill 2020, 21:09

  • Share

Kryesia e Akademisë së Shkencave reagon ndaj cilësimeve të kryetarit të shoqatës së botuesve Petrit Ymeri. Pronari i shtëpisë botuese "Dituria" njëherësh dhe kryetar I shoqatës së botuesve, në një bisedë televizive e quajti të atrotizuar, (ka humbur aftësitë krijuese) Akademinë e Shkencave.  Në një reagim në rrjetet sociale Akademia e Shkencava, reagon duke konstatuar se gjuha e Ymerit nuk i përgjigjen  aspak shkallës së marrëdhënieve dhe të vlerësimit që kanë Akademia e Shkencave dhe shtëpitë botuese, ndaj njëti-tjetrit. 

Pohimi i kryetarit le të shpresohet se më së paku të jetë i ngutur dhe të mos ketë lidhje me kushtet e karantinës e të mungesës së informimit. Duam të shpresojmë kështu sepse zotëria nuk është koherent e besnik ndaj vetvetes, pasi po ai deklaron se “Akademia e Shkencave nuk ka punë  me librin në tërësi" dhe aq  shume “me problemet e shoqatës së botuesve dhe marrëdhëniet e tyre me drejtorinë e librit". Atëherë, ku e sheh atrofizimin e Akademisë së Shkencave kryetari i shoqatës?! Po përgjegjësinë e saj për punët shoqatës?!

Problemet dhe shqetësimet e  kryetarit të shoqatës së botuesve apo marrëdhëniet e tij me drejtorinë e librit nuk kushtëzohen nga marrëdhëniet e institucioneve administrative të ngarkuara për librin me Akademinë e Shkencave. Këto marrëdhënie, vetëm prej premisash dashakeqese (ose kushteve të pandemisë), do të gjykoheshin për keq."

Akademia e Shkencave thekson se midis 2 institucioneve ka marrëdhënie bashkëpunimi shumë të mira,

Akademia e Shkencave, me Ligjin nr. 53/2019, është një nga shtëpitë botuese të vendit, madje është enti botues më i madh i librit shkencor në vend. Kryetari i shoqatës së botuesve nuk mund të bëjë sikur s'e di këtë. Që do të thotë se ka edhe një raport bashkëpunimi e bashkëndarjeje mes tyre. Duke mos qenë e interesuar për qëllimet vetjake të zotërisë kryetar, Akademia e Shkencave u qëndron larg pohimeve jobindëse dhe të pavërteta të tij. Ne mbështesim në solidarësi të plotë e të sinqertë të gjithë ata aktorë e faktorë që punojnë për librin, nga autori deri tek lexuesi,”përfundon reagimin e saj Akademia e Shkencave.

Komento

Komente

  • Iris: 24/04/2020 01:11

    Perse z.Ymeri nuk mbledh shkrimtaret e te rikrijoje /LIDHJEN E SHKRIMTAREVE/ te re? Do te ishte nje gje shume e mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?