Bota

Humbet zgjedhjet klienti i LaCivita-s në Australi, fiton kryeministri me origjinë shqiptare

3 Maj, 14:57| Përditesimi: 3 Maj, 17:42

  • Share

Ka pësuar një disfatë spektakolare partia e djathtë e Australisë, e cila është këshilluar nga strategjisti elektoral i Sali Berishës, Chris LaCivita. Siç bëjnë të ditur mediat botërore, kryeministri laborist Anthony Albanese, një ish-sindikalist me origjinë të largët arbëreshe nga babai, ka arritur të fitojë mandatin e dytë, në mënyrë suprizë.

Duket se me kalimin e muajve magjia e Trump po vjen duke rënë e duke u kthyer në boomerang. Politika e tj e jashtme ka dëmtuar imazhin e konservatorëve dhe të djathtëve në mbarë botën. Kujtojmë se muajin e kaluar në Kanada zgjedhjet u fituan nga të majtët, dhe humbi Pierre Poilievre, udhëheqës i së djathtës populiste me një retorikë të ngjashme me atë të MAGA-s.

Meqë bëhet fjalë për Australinë. Taulant Balla, drejtuesi politik i PS-së për diasporën, ka shkruar në rrjetin e tij social se Kryeministri laburist i Australisë Anthony Albanese (me baba arbëresh i Italisë) sapo ka fituar zgjedhjet parlamentare, duke u rikonfirmuar Kryeministër.

"Kryetari i opozitës Peter Dutton, edhe ky klient i Latifit si bufi jo vetëm që humbi zgjedhjet por humbi dhe vendin e tij si deputet në Parlament. Eh mor gjithë ato miliona dollarë për strategun Latif”. Në fakt e njëjta gjë ndodhi edhe në Kanada, ku fituan progresistët e partisë liberale, duke pasur si qendër të fushatës së tyre një përplasje me administratën e Trump",-shkruan Balla.

Ditë më parë, media "The Guardian" zbuloi faktin që në mënyrë të fshehtë LaCivita punonte si konsulent elektoral i Partisë Liberale, me kryetar Peter Dutton.

Mbështetësit e partisë laburiste festuan në selinë e partisë në Sidnei pasi partia në pushtet u parashikua si fituese e zgjedhjeve federale mbarëkombëtare të Australisë, me Anthony Albanese-n që i drejtohet një mandati të dytë 3 vjeçar. Në festën e partisë së tij ai tha se ai do të jetë një mandat për më shumë mundësi për australianët. 

Lideri i koalicionit rival dhe i Partisë Liberale Peter Dutton pas daljes së rezultateve të para mori përgjegjësinë e humbjes dhe kërkoi falje tek deputetët e tij, teksa humbi edhe mandatin e tij pas 24 vitesh në parlament, çka e deyroi të japë edhe dorëheqjen. Fitorja e Anthony Albanese është cilësuar si e madhe pasi në muajt e parë të vitit ai rezultonte dobët në sondazhe dhe kishte luhatje në mbështetje në rajone të ndryshme. 

Ora 16:55
Pamjet që po bëjnë ‘xhiron’ e rrjetit, australianët i drejtohen kutive të votimit me rroba plazhi (VIDEO)

 

Partia Laburiste e qendrës së majtë të kryeministrit Anthony Albanese parashikohej të fitonte që prej daljes së rezultatëve të para. Kjo u konfirmua nga Sky News Australia dhe Korporata Australiane e Transmetimeve pasi numërimi i hershëm i votave tregoi Laburistët në një pozicion të fortë.

Për procesin nuk u raportuan pretendime ndërsa pamjet e votuesve australianë bënë xhiron e rrjetit me votues të shumtë që hodhën fletën e votimit në kuti me veshje plazhi.

K.M/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?