Humbi betejën me Covid19, shkrimtari Xhahid Bushati shpreh pikëllimin për mësuesin

27 Korrik 2020, 11:00| Përditesimi: 27 Korrik 2020, 11:03

  • Share

Humbja e parakohshme e mësuesit të Shkodrës Gazion Rusi, ka sjellë reagimin e shkrimtarit dhe studiuesit Xhahid Bushati, i cili ka shprehur pikëllimin e thellë për humbjen e mikut dhe kolegut të tij. 
Gazion Rusi ishte një mësues nga Shkodra, i cili u nda nga jeta në moshën 39 vjeçare pasi humbi betejën me koronavirusin. 
Në një postim në rrjetet sociale shkrimtari Xhahid Bushati shkruan se sot është ndarë nga jeta një mik shumë i mirë, një mësues i talentuar, një mysliman i devotshëm dhe një baba ideal.

Postimi i plotë:
NJË PIKËLLIM MË I MADH SE QIELLI
 Sot u nda nga jeta një mik shumë i mirë, një mësues i talentuar, një mysliman i devotshëm, një baba ideal. Ky quhej Gazion Bahri Rusi.
 Kurrë nuk kisha menduar të shkruaja për ty në një ditë dhimbjeje si kjo. Kurrë… Ti nuk e fitove betejën… Ky ishte kaderi i Zotit për ty. 
 Ti ishe pjesë e zemrës së familjes time. Ti ishte ajo djaloshi që nuk dije kurrë të thoje: Jo! Sakrifikoje për të tjerët. I tillë ishe, i tillë do të mbetesh. Vajza ime të quante: - Vëlla. Sot ajo mbeti pa vëlla, mbeti jetime!
 E ç’të të them Gazo, kështu të thërrisja. Ç’të të them!... Lotët dhe pikëllimi që ka rënë në familjen time është më i madh se deti. As deti nuk i zë.
 Po ç’do t’i them Seborës, po tri vajzave të vogla, po tezes së shtrenjtë! Nuk kam fjalë, se fjalët m’i kanë mbuluar lotët që rrjedhin pafund...
 Shumë u lutëm për Ty, por…
 Gazjon, o gaz i jetës, o Gazi i jonë; do të na mungosh, por jo të kemi në tri zemrat e familjes sime; se ishe Zemër e Madhe.
 Ah, Gazo…
 Të qoftë dheu I lehtë!
 Ah, Gazo!...
 Xhahid Bushati, Shkodër, 27.07.2020
 


Lajmi kryesor:

Miqtë mblodhën 38 mijë euro për ta dërguar në Turqi, ndërron jetë nga COVID, vetëm 39 vjeç, mësuesi i Medresesë nga Shkodra! Myftiu: Mbetesh model i pastërtisë


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?