Humbi djalin në masakrën e Gërdecit, Zamira Durda e zhgënjyer me procesin gjyqësor: Po zvarritet, Mediut t’i ndryshohet akuza! Fyese të flasësh për korrupsion kur janë 26 viktima

11 Korrik, 11:57| Përditesimi: 11 Korrik, 14:56

  • Share

Zamira Durda, e cila humbi djalin e saj vetëm 7 vjeç në shpërthimin e Gërdecit me 15 mars 2008, është shprehur e zhgënjyer në lidhje me mbarëvatjen e procesit gjyqësor në GJKKO, ndaj ish-ministrit të Mbrojtes Fatmir Mediu. Një ditë pas një seance prej 3 orësh, ku ishte parashikuar marrja në pyetje e 5 ekspertëve, në një intervistë për Report Tv për emisionin 'Sot Live në Shqipëri', Zamira Durda tha se avokatët e Mediut po bëjnë çdo përpjekje për të zvarritur procesin gjyqësor.

‘Kanë dy muaj që janë paraqitur. Dje ishte hera e fundit që u kërkua që të jepnin përgjigje ekspertët. Nga pyetjet ishte një kakofoni që nuk drejtonin pyetjet korrekte, pasi nuk ishin në gjendje të përcaktonin se çfarë faqe ishte dhe kur pyetje i përket. Ata kanë bërë disa pyetje që kanë qenë të padrejta. Në këtë prizëm u shqyrtua kjo seancë dje, se këto pyetje ishin të papranueshme nga ekspertët. Debati që fund të seancës, kjo seancë për ne nuk kishte interes për ne, për demet e shkaktuara nga shteti, pasi ka mjaftueshëm mekanizma për ti plotësuar këto gjëra.  Gjyqtarja dhe avokatët mbrojtës janë të presupozuar që të kërkojnë zvarritje në këtë proces.’- tha Durda.

Sipas Durdës, pyetjet që bënin avokatët ishin qesharake, dhe se ndihej në tup që ndodhej në GJKKO me nivelin e pyetjeve që po bëheshin. Durda kërkoi sërish që prokuroria të ndryshojë akuzën për Mediun nga shpërdorim detyre në shpërdorim detyre me pasojë vrasjen e 26 personave.

‘3 orë kemi dëgjuar pyetje qesharake. Të vjen turp që je në GJKKO në SPAK, me atë nivel pyetjes. Fakti qëndron te SPAK që nuk i ndryshon akuzën Mediut, është qesharake ku janë 26 viktima dhe të flasësh për korrupsion e gjëra  ë tjera, shpërdorim detyre me pasojë vrasjen e 26 personave. Në vend të thoshte 29 të pandehur tha janë 26 viktima deshi të thoshte. Durova dhe jam duke duruar shumë. Është fyese të dëgjosh kur ka 26 viktima dhe të dëgjosh avokatët e tij.

Të gjitha seancat i kam ndjekur 36 seanca. Jam shumë e zhgënjyer, sa kohë nuk ndryshon akuza dhe kemi të bëjmë me vrasje me jetë njerëzor të diskutosh gjëra administrative. Dje ai thoshte s’është detyra e ministrit të di a është regjistruar në tatime kjo kompani apo jo, detyra është të di me kë e lidh këtë kontratë.  

Kam që të ndryshojnë akuzën dhe kushtet e sigurisë të pandehurit. Më shumë bërtiste i pandehuri. Duhet të ndryshojnë akuzën ndaj të pandehurit. Kushtet e sigurisë, lëviz dhe shkon kudo. I kam bërë dhe një kërkesë duhet ta bëj më shpesh këtë gjyq. Në shkallën e parë kanë qenë 29 të pandehur ka zgjatur 3 vite. Absurd i duket atij, unë nuk merrem me politikë, ai e krijon dhe me avokatët e tij ajo i intereson. Është urdhri atij që e shpërthyen këto municione.’- tha Durda.

Durda tha se e ka kthyer motiv jete vendosjen e drejtësisë për masakrën e Gërdecit dhe djalin e saj.

‘E kam kthyer drejtësinë e Gërdecit në motiv të jetës sime, shkaku pse jetoj është vendosja e drejtësisë për tim bir.’- u shpreh Durda.

Më herët familja Durdaj, e cila në shpërthimin e 15 marsit në 2008 humbi djalin 7-vjeçar, i është drejtuar GJKKO me kërkesë në lidhje me përshpejtimin e procesit dhe marrjen e një masë sigurie ndaj ish-ministrit Mediu, nën akuzë për shpërdorim detyre.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • TemO: 13/07/2024 17:24

    Populli pyet:Pse nuk arrestohet S.Berisha.?Un mendoi: 1.Se nuk do AMERIKA. - Ndonse DASH Sb e shpalli Non grata me 3-4 fakte të rënda.. nuk argumentoi pse është i korruptuar madhor familjar & me ha-le-Atët..Pse është minues i DEMOKRSCISË,Pse është mospërfillës i DREJTËSISË në SHQIPËRI.Ndaj ish prek.SPAK A.Kraja i kërkoi FAKTE DASH.!! • Në këto rrethana-As KM,As një Ministër,Asnjë DEPUTET,Socialist,Hanalist,TV,PORTAL..nuk i zihen në gojë 101 faktet e krimit S.Berishës 1991-2024. -Dhënia e VULËS PD të Sb është KRIM ndaj PD të L.Bashës,i cili zbatoi urdhërin Amerikan për ta përjashtuar Sb nga PD.Ndonse L.Basha nuk u shkëput Prerë nga Sb,Ai nuk duhej lënë në BALTË.Tashmë Lb duhet të iki në Hollandë..! -Mos heqja e imunitetit Sb është Skandali nr.2 prej E.Ramës.Ndofta për tja lën në derë SPAK+GJKKO.Por shtyrja e afateve deri 3 muaj nga SPAK për Sb se gjoja nuk ka kopsitur DOSJEN PARTIZANI..është me HILE..për të nxjerrë Sb por edhe J.Malltezi nga arresti shtëpiak.Pasi për dosjen PARTIZANI jan implikuar shumë ministra,Drejtor,militant të Sb..! -Vetëm ndërtimi i 25 objekteve korruptive nga 19 kullat me 18,19,20 kate me firmën e Sb-KM Malltezi duhet të ishte në burg.Ndërsa gjyqtares OLLDASHI me konflikt interesi që dërgoi Mallrezin në shpi duhej shkarkuar nga gjyqtare. 2.DREJTËSIA: -Është vazhdim i drejtësisë së tredhur nga S.Berisha 92 me KLD-t e tij & kursit 6 mujor me militant të PD. -Fakti që Sb nuk e njeh DREJTËSINË E RE,SPAK,GJKKO..Tregon se kërkon të KTHEJ NË DETYRA MAGJISTRATËT E KAPUR NGA VETINGU për korrupsion.Ndaj 80 % e GJ.+ PREK. asnjërit nuk ju SEKUESTRUA PASURIA,sipas kërkesave të SHBA+BE. -Nëse Sb kthehet në pushtet do të VENDOS VETON,TË ZHBËJ LIGJIN E R.DREJTËSI,TË ARRESTOI KUNDËRSHTARËT duke filluar nga E.Rama..siç bëri me FATOS NANON E KO. -Me anën e drejtësisë Sb nxori nga Burgu OLIGARKËT,HAJDUTËT,KRIMINELËT..dhe u bën bashk për përvetësimin e pasurisë së Popullit të 45 viteve + 20 viteve në pushtet të mbi 500 nd/jeve e institucioneve = me 350 mild.$.me TEORIN SHOCK. -Duke vjedhur VOTAT si në 1996,09 011..Sb mori shumicën dhe ndryshoi shumë NENE E LIGJE: • Vendosi nenin e PARASHKRIMIT..ku KM,Ministri,Krimineli pas 10 vitesh nuk dënohet..! • Ish K.Ministri mbi moshën 70 vjeç nuk dënohet me burg..edhe kur VRET NJËRZ SI NË 21 JANAR,GËRDEC,etj. 3.MEDJET: • Sb në 2005 kapi 99 % të Medjeve..TV,PORTALE,GAZETA..me të cilat HELMON OPINIONIN KOMBËTAR E ND/KOMBËTAR. • Kur Sb është duke shpifur nga ballkoni 8-të në AJFONIN TIM " KLANI IM " e gjithë faqa e telefonit ka fytyrën e Sb. -Zoti e shpëtoftë Shqipërinë nga non grata.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 13/07/2024 14:46

    Kjo grua është HEROINË si NËNA TEREZË.Drejtësia po tallet me 27(26+Trebickën e vrarë nga banditi e Sb) viktimat e Gërdecit për 16 vite,pasi drejtësinë nuk e lejon SALI GËRDECI,21 JANARI,91,96,97,98,08,09,011..Oh sa shumë=me 101 krime 1991-2021. -Gërdeci u krijua me VKM me firmën e S.Berishës DV.Mandej me URDHRA MINISTRI.Sekser ishte ZENI BERISHA që ju bë LIBËR E FILMË NË AMERIKË..QËNT E RRUGËS(ARMËT & ÇUNAT). -Sb ka deklaruar në TV KLAN..Për Gërdecin firmosa unë si KM..unë nuk mundet të lejoja kërkënd mbi veten time.. -Pse drejtësia nuk thërret S. Berishën..? Po ZENI SEKSERI PSE NUK THIRRET ÇDO SEANCË,PO BUMÇI(dhëndrri S.Zhulanit) për shkresën..për Zenin..pse nuk thirret.? -Pse nuk i hiqet imuniteti F.Mediut.? -Pse nuk thirret GJENERALI LUAN HOXHA NGA AMERIKA.? -A ishte implikuar edhe Ambasadori Amerikan me Gërdecin.? -A ka frikë Amerika nga S.Berisha që GJYKATAT TONA PO I FALIN SB VULËN,MANDATIN,PO E LËN TË SHPIFI EDHE NDAJ TYRE,SPAK,GJKKO,SOROSIT,E.RAMËS..GJITHË BOTËS.? -A po pret Sb të FITOI TRAMPI NË AMERIKË.? -A mos vall NON GRATA ISHTE SA PËR TI DHËN MË SHUMË AKSES SB NË POLITIKË PËR TË DJEGUR SHQIPËRINË..SI NË 91,96,97,98,09 011,19,21,22,..DERI SOT ...! -TU LUMTË PRAPANICA SALI..QË PO TALLESH ME 90 % TË POPULLIT..! -Tash ka mbetur që MAXHORANCA TË PROTESTOI KUNDËR SPAK,GJKKO..ose ti lëri pa rrogë..!! -Zoti e shpëtoftë Shqipërinë..!

    Përgjigju
  • nani: 11/07/2024 16:13

    eshte krim shteteror. ne shqiperi i ke dyert e mbylluara, dhe ska per tu hetuar asnjehere. vetem strasbrugu i zgjidh keto ceshtje. kot lodheni jo me ps, jo me ate po kete. berisha eshte ceshtje shteterore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?