Humbi djalin në tragjedinë e Gërdecit, Zamira Durda flet për Report Tv: Dua drejtësi! Nuk kam besim te SPAK, prokurorët të kenë më shumë këllqe

24 Prill 2023, 12:19| Përditesimi: 24 Prill 2023, 12:38

  • Share

Zamira Durda, e cila humbi djalin vetëm 7 vjeç në tragjedinë e Gërdecit, ka folur për Report Tv, pas shtyrjes së seancës ndaj Fatmir Mediut. Në një intervistë për sot ‘Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Durda bëri thirrje për drejtësi, duke thënë se ka 15 vite dyerve të gjykatave. Tragjedia e Gërdecit, Durda tha se i mori jetën djalit të saj të pafajshëm, që asokohe nuk e dinte as ça ishin predhat.

Durda kërkon që të bëhet palë në çështje, ndërsa tha se nuk ka besim te SPAK, pasi janë prokurorët që kërkuan të mos bëhen palë e çështjes.

“Duhet të jemi palë e procesit, se ne e kemi kërkuar në të gjitha shkallët herë pas here, vit pas viti. Kjo çështje nuk është parashtruar për sa kohë nuk ka një vendim. Për ne që na morën 26 familjarë? Ku do ta gjejmë të drejtën? Nuk kam besim te SPAK, janë prokurorët që na kanë përjashtuar neve. Dua të zbardhur vendimin e gjykatës. Ishte një fëmijë i pafajshëm 7 vjeç, nuk i njihet as predhat as municionet. Përgjigja ishte pusho zonjë se do dalësh përjashta. Përse nuk zbardhet tragjedia e gërdecit. Spak dhe institucionet e reja të drejtësisë kanë dështuar. I them prokurorit që ka në çështje në dorë të kenë këllqe pak më shumë, se i kanë masat e sigurisë. Nëse nuk zbardhet tragjedia e gërdecit, të gjitha dosjet e tjera për mua janë të kota. Nëse pranohemi ne, do ndryshojë akuza. Janë prokurorët që s’duan të na bëjnë pjesë të procesit. Do dilnin prova të tjera”, tha Durda në Report Tv.

Në Gjykatën e Posaçme nisi gjyqi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili është nën akuzë për tragjedinë e Gërdecit, por seanca e sotme u shty për më 9 maj, pasi mungonin dy prokurorë. Avokatët e Mediut kanë kërkuar pushimin me argumentin se çështja është parashkruar pasi kanë kaluar më shumë se sa 10 vjet nga koha e kryerjes së veprës penale, shpërdorim i detyrës, deri në çastin e marrjes së personit si të pandehur. Nga ana tjetër, familja Durda kërkon që të bëhet palë në çështje, por GJKKO nuk pranoi. 

SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?