Vincenzo Italiano, trajneri i Fiores

Humbi dy finale në pak ditë, Vincenzo Italiano: I shikoj djemtë dhe vuaj

8 Qershor 2023, 10:02| Përditesimi: 8 Qershor 2023, 10:03

  • Share

Fiorentina humbi 1-2 në finalen e Conference League kundër West Ham. Ndeshja e Pragës u vendos nga goli i Bowen në minutën e 90-të, me italianët që humbasin kështu finalen e dytë në pak ditë. Pasi u mundën po 1-2 nga Interi në finalen e Kupës së Italisë, Fiore nuk mundet të ngrejë një trofe këtë sezon. Pas ndeshjes trajneri i "Violës", Vincenzo Italiano tha se ndjen dhimbje që pas një loje aq të mirë nuk mundi të sigurojë një trofe.

"Të humbësh dy finale, aq më tepër duke luajtur futboll të mirë, dhemb shumë. S’e prisja të përfundonte kështu, sidomos pas reagimit të bukur të skuadrës dhe barazimit të Bonaventurës. Mandragora kishte shansin e golit të dytë. Më pas erdhi ai gol i pësuar në fund që na kushtoi trofeun. Ndoshta do ishim favoritë në shtesa. I shoh djemtë të shkatërruar dhe ndihem keq. Çfarë ndjesie e keqe, do doja të mos e përjetoja kurrë“, u shpreh trajneri italian.

Pas një sezoni të mirë në Kupën e Italisë dhe Conference League, "Vjollcët" nuk do jenë në Evropë sezonin e ri, pasi u renditën në vendin e tetë me 56 pikë në Serie A.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?