I moshuari, i humbur me emrin Mersin

Sociale

Gjyshi humbet pranë kryqëzimit të '21 dhjetorit' në Tiranë, familja kërkon ndihmë: Vuan nga kujtesa, ka një shenjë në hundë

26 Maj, 20:34| Përditesimi: 26 Maj, 20:38

  • Share

Një familje nga Tirana ka humbur kontaktet me gjyshin dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur sa më shpejt. I moshuari, rreth 80 vjeç, është zhdukur në zonën e kryqëzimit të 21-shit, pranë Spitalit Gjerman, dhe që prej asaj kohe nuk është parë më.

Ai quhet Mersin dhe sipas familjarëve, vuan nga probleme të theksuara me kujtesën. Nuk mban mend shumë gjëra, por arrin ende të thotë emrin e tij. Një detaj dallues është një plagë e dukshme në hundë, që mund të ndihmojë në identifikimin e tij.

Familjarët janë thellësisht të shqetësuar dhe apelojnë për ndihmën e kujtdo që mund ta ketë parë:

“Ju lutemi, nëse dikush e ka parë gjyshin tonë, të kontaktojë menjëherë në numrin e telefonit: 0683511450. Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë vendimtar për ta kthyer në shtëpi dhe në siguri,” - shprehen ata për shqiptarja.com.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?