i riu shqiptar dhe foshnja

Kosova & Rajoni

Humbi gruan pas lindjes në betejën me COVID-19, kolegët në Gjermani mbledhin para dhe ndihmojnë shqiptarin nga Kosova

13 Prill 2021, 10:52| Përditesimi: 13 Prill 2021, 10:56

  • Share

Jeta ka gjithmonë të papritura që mund të na lënë pa frymë, të papritura që për 1 sekondë na ndryshojnë jetën dhe ngrinë gjithçka.

Megjithatë gjithmonë pas dhimbjes lind dielli dhe historia e të riut shqiptar nga Kosova që jeton në Gjermani është një provë e bukur se ende në botë ka njerëz të mirë.

Mbi 150 persona të punësuar në kompaninë Odenwäller në Frankfurt të Gjermanisë, kanë mbledhur para për të ndihmuar kolegun e tyre shqiptar dhe beben e tij, i cili disa javë më parë humbi gruan e tij pas një beteje të gjatë me COVID-19.

Gruaja e re ishte prekur nga COVID-19 dhe gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua gjatë muajit të 7-të të shtatzënisë, duke detyruar mjekët që në mënyrë emergjente të sillnin foshnjën në jetë me prerje cezariane në fund të janarit.  

Gruaja e re ra dhe qëndroi në koma dhe pavarësisht përkujdesit të veçantë mjekësor, ajo humbi jetën më 15 mars, pa parë asnjëherë djalin e saj të vogël.

Kolegët në kompaninë në të cilët punon shqiptari, nuk e lanë vetëm në këto çaste vështira, duke e ndihmuar emocionalisht dhe financiarisht të kalojë këtë “goditje” që i dha fati.

Kjo histori është një provë njerëzit e bashkuar mund të kalojnë edhe tragjeditë më të mëdha.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?