Arena Karting Albania, ambienti ku u zhvillua gara me makina

Shijak/ Humbi jetën gjatë garës me makina sportive, 39-vjeçari u godit nga shoku, doli nga pista dhe u përplas me hekurat mbrojtëse! Arrestohet autori

21 Nëntor 2022, 09:12| Përditesimi: 21 Nëntor 2022, 12:26

  • Share

SHIJAK- Report Tv ka mësuar detaje të reja nga aksidenti i rënë i regjistruar një ditë më parë ku humbi jetën një 39-vjeçar teksa bënte gara me makina te ‘Arena Karting Albania’.

Report Tv mëson se viktimë ka mbetur Armando Meca, pasi u përplas nga pas nga shoku i tij, Florian Asllani 40-vjeç banues në Tiranë, i arrestuar nga policia.

Nga sa mësohet të dy shokët kishin shkuar e ‘Arena Karting Albania’ me familjet e tyre. Teksa po bënin gara me makinë, 40-vjeçari ka përplasur nga pas shokun e tij Armando Meca, duke e nxjerrë nga pista ku u përplas me hekurat anësore mbrojtëse. Kjo përplasje ka rezultuar fatale për 39-vjeçarin edhe pse kishte rripin e sigurimit dhe skafandrën.

Florian Asllani është vënë në pranga për akuzën e “vrasjes nga pakujdesia”.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 22/11/2022 03:54

    Mendoj qe eshte bere arrestimi i gabuar.Me sa kuptova,kjo qenka piste garash per makinat dhe aksidente te tilla ne te tilla situata e vende jane te pritshme.Ndoshta duhet me shume info.,por ato hekurat anesore mbrojtes jane per publikun,jo shoferet.Ne bote kam pare qe perdorin grumbuj gomash te perdoren per te ulur forcen e perplasjes,nese ka dhe ndonje menyre tjeter,nuk e di,por do te ishte mire te shikohej nese pista i ploteson kushtet teknike dhe nese per vendosjen e mbrojtesve jane konsultuar me fizikane dhe eksperte makinash e ing.rrugesh.Pse permenda fizikanet dhe inxhinjeret?-Sepse me kujtohet qe afer pallatit tone,rruga merrte nje kurbe po keshtu dhe asfalti qe ishte me i ngritur ne mes se sa ne ane dhe makinat qe benin aksident per shkak te shpejtesise,shpesh perfundonin per inerci ne te njejtin vend.E them kete sepse po te konsultohesh me ekspertet per ligjet e fizikes,dinamiken e levizjes,rruges e shpejtesise si dhe vektoret e drejtimit,do te dish me mire cfare barierash te perdoresh dhe ku t'i vendosesh per te maksimalizuar rezultatin mbrojtes.A u konsultuan me eksperte keta qe ndertuan pisten,apo jo? Dhe a e ka kaluar pista kontrollin teknik para se te vihej ne perdorim?

    Përgjigju
    • Ilir: 22/11/2022 20:02

      Ai tjetri eshte ne koma keta thone eshte arrestuar. Hajde besoji.

  • Athina: 21/11/2022 10:37

    Ngushellime..si e ka emrin ku djali..

    Përgjigju
    • shoku: 21/11/2022 17:27

      Lexoje deri ne fund

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?