Kronikë

Humbi jetën në det, pushuesit protestë në Velipojë: Ambulanca erdhi me vonesë, mungojnë rojet

13 Qershor 2021, 14:43| Përditesimi: 13 Qershor 2021, 18:02

  • Share

Vdekja e një pushuesi nga Kosova, nga ataku kardiak teksa po lahej në plazhin e Velipojës në Shkodër, ka ngritur në protestë dhjetëra pushues.

Ata akuzojnë shërbimet mjekësore se kanë ardhur një orë me vonesë në vendin e ngjarjes, duke humbur të gjitha shpresat që 50-vjeçari të mbijetonte.

"Nuk po mundem të flas. Ka qenë shumë e vështirë, unë e kam nxjerrë në breg. Dy persona kanë ardhur më kanë ndihmuar. Më vjen shumë mirë që Policia menjëherë ka reaguar por erdhën vonë. Shkova e dhash deklaratën por më vjen shumë keq që nuk mundi të shpëtonte", tha Hasan Aliu që nxorri nga deti 50-vjeçarin e mbytur.

"Së pari i shpreh ngushëllime familjes që iu ka humbur një familjar veti. Nuk kam qene në vendngjarje por kalimthi e kam pa që iku për shkak të pakujdesisë së mjekëve. Se emergjenca është vonuar shumë. Aika pasur infarkt por edhe mund të shpëtonte, por vetëm prej vonesës së emergjemncës. Është vonuar më shumë se 1 orë. Unë nuk e di sa bën prej Shkodrës e deri këtu, por më dukët shumë larg me ardh ambulanaa. Së paku këtu duhet të jenë 3 ambulanca. Duhet me pas vrojtues se këtu janë të gjitha moshat. Si t'ia nisësh prej 80 e deri tek të porsalindurit", tha një pushuese.

Në mënyrë që pushimet mos të kthehen në tragjedi dhe për vizitorë të tjerë, ata kanë kërkuar vendosjen e rojeve bregdetare dhe shërbimeve mjekësore në disa  zona të plazhit.

"Që 20 vite vi këtu nga dy herë. Ne që jemi të moshuar shohim disa gjëra shumë negative këtu. Së pari, pastërtia nuk është në rregull. I bëj thirrje pushtetoit shqiptar që duhet të ketë mbikqyrës, ndihmës bregdeti. Me pas shpëtimtarë dhe me i pas në lartësi sic i kemi pas më parë. Për çdo vit që vi këtu nga 4 ose 5 persona vdesin. Por si vdesin, duke mos pasur kujdes dhe ndihmën e shpëtimtarëve. Nëse i kemi zvogëlohen rastet e vdekjes. Dje iku djali 34-vjeçar prej Fushës së Kosovës. Iku për mosdije. Sigurisht ka pasur infarkt, pak uji i ftohtë, pak i cektë dhe i rrëmbyer, se ka vende që janë valë-valë. Vetëm ka ngrit dorën, ka qenë njëri ngjitur për ta shpëtuar, por ka pirë ujë. Edhe një femër po ashtu e kam dëgjuar para disa ditësh", tha një pushues.

Nisur nga ngjarja se pasdites të së shtunës infermierja, Vjollca Voçaj thotë se Qendra Shëndetësore është hapur dy ditë përpara nga data zyrtare e çeljes së sezonit.

"Duke filluar që ditën e sotme me rastin që ndodhi dje, Qendra Shëndetësore do të jetë e hapur tani në sezonin turistik. Do të jetë ambulanca 24 orë si cdo vit medikamentet të gjitha që i përmban QSH dhe stafi komplet do jetë në gatishmëori të pushuesve.NGa kërkesa e madhe e pushuesve që duan një Qendër Shëndetësore na bëri që ta hapim dy diyë përpara sezonit turistik.Ishalla vazhdon plazhoi dhe të mos kemi më gjendjen që pamjë dje. Ishalla mbarë dhe mirë, tha infermierja e Qendrës Shëndetësore.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • zefi: 13/06/2021 19:51

    Zonja ministre mos be spektakel duke treguar qendrat shendetesore ne bregdet se realiteti eshte ky, vonohet ambulanca 1 ore ky eshte krim qe duhet ndeshkuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?