"Aleko ynë, u largove në mënyrë kaq të padrejtë", ishin këto fjalët e para të mesazhit të lamtumirës që i dhanë shokët e ekipit "Iliupolis" futbollistit shqiptar në Greqi që humbi jetën tragjikisht në fushë mesditën e sotme.
"Aleko ynë, shoku ynë, vëllai ynë, u largove kaq padrejtësisht nga jeta.
I gjithë ekipi, i gjithë qyteti mban zi sot. Fjalët nuk mjaftojnë... vetëm një dhimbje e padurueshme dhe nyjë në stomak. Udhëtim të mbarë Aleko", kanë shkruar ata përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
Lajmi kryesor:
Bie pa ndjenja në fushë në minutat e para të ndeshjes, ndahet nga jeta futbollisti shqiptar në Greqi! E ëma pa gjithçka, ishte në stadium! Ekipi i 'zemrës': Dhimbja është e madhe
J.GJ./ReportTv.al