Aleksandër Lambi

Humbi jetën në fushë, futbollisti shqiptar në Greqi që tronditi botën e sportit! Vdekja e tij një pikëpyetje! Babai: Djali ishte dem, i shëndetshëm

4 Shkurt 2022, 11:17| Përditesimi: 4 Shkurt 2022, 11:21

  • Share

“Djali ishte dem”, ishin këto fjalët e babait me origjinë shqiptare që humbi djalin e tij në fushë, akoma pa mbushur 22 vjeç.

Dhimbja ka kapluar zemrat e familjarëve dhe ka tronditur botën e futbollit, me ikjen e parakohshme të futbollistit të ri që ra pa ndjenja në minutat e para të ndeshjes 2 dy ditë më parë.

Prindërit kanë mbetur me një “Pse?” në buzë. Shokët e skuadrës me pamjen e momentit tragjik në sy, ndërsa të gjithë, me një “Si është e mundur kaq i ri..”.

Në dyert e spitaleve ka mbetur babai i Aleksandër Lambi duke kërkuar një përgjigje për humbjen e djalit, pasi sipas tij ishte i shëndetshëm dhe nuk kishte asnjë problem.

“Djali ishte shumë mirë. Ishte i fortë si demi. Pa asnjë problem shëndetësor”, ka thënë babai.

“Erdhi shumë vonë në spital”

Mjekët bën të pamundur që të shpëtonin futbollistin i cili siç thanë erdhi “gjysmë i vdekur” në spital. Ata sqaruan se ai mbërriti shumë vonë, por pa dhënë garanci se po të kishte ardhur më herë do të kishte shpëtuar.

Si ndodhi ngjarja?

I riu sapo kishte hyrë në fushë, për të shijuar siç bënte 7 vitet e fundit pasionin e tij, por këtë herë ishte ndryshe. Në minutat e para të ndeshjes, ai ra pa ndjenja për të mos u zgjuar më asnjëherë.

Ngjarja ka ende shumë pikëpyetje megjithëse mendohet se shkaku është infarkti kardiak.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?