I riu që humbi jetën nën urën "Morandi", Marjus Djerri

Kronikë
Bota

Humbi jetën nën rrënojat e urës ‘Morandi’, Marjusi ishte nipi i futbollistit shqiptar (Foto)

16 Gusht 2018, 15:57| Përditesimi: 16 Gusht 2018, 16:06

  • Share

Si pasojë e shembjes së urës “Morandi” në Genova të Italisë humbi jetën edhe 22-vjeçari Marjus djerri. I riu ishte nipi i futbollistit shqiptar Indrit Djerrit. Ky i fundit prej vitesh ishte pjesë e ekipit të “Erzenit”.

Marjus Djerri aktivizohej me futbollin edhe në Itali gjatë kohës së lirë, ndërsa punonte në sipërmarrjen e prindërve në Genova.

Ai po udhëtonte së bashku me Admir Bokrinën, 32 vjeç nga Shkodra, në një kamioncinë mbi urën “Morandi” gjatë kohës që ajo u shemb dhe zuri poshtë dhjetëra makina dhe shtëpi poshtë saj. Deri tani janë raportuar 39 viktima dhe dhjetëra të zhdukur e të plagosur.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?