Aktori Matthew Perry

Humbi jetën nga ketamina? Ish-partnerja e Matthew Perry: Gënjeshtër, ai i kishte fobi gjilpërat

24 Gusht, 11:56| Përditesimi: 24 Gusht, 12:22

  • Share

Ish-partnerja e aktorit Mattheë Perry-t i ka kërkuar policisë që të zgjerojë hetimin për vdekjen e tij. Katie Edëards, 47 vjeçe, tha se ishte thellësisht e shqetësuar për rrethanat e vdekjes së tij pasi u zbulua javën e kaluar se Perry kishte injektuar ketaminë rreth 21 herë në javën e fundit të jetës së tij.

Sipas mediave të huaja, ajo tregon se Mattheë Perry kishte një fobi të madhe nga gjilpërat, ndërsa nuk kishte injektuar asnjëherë ketaminë, edhe kur ishte në fazat më të këqija të varësisë së tij.

“Më tingëllon shumë e çuditshme. Mattheë më thoshte gjithmonë se nuk do të përdorte kurrë gjilpëra apo do të bënte injeksione. Ai as nuk donte të bënte një tatuazh. Madje i kishte thënë se kishte pikërisht këtë frikë. Se një injeksion mund të rezultonte fatale për të. Shpesh e shihja duke marrë medikamente të ndryshme. Isha gjithmonë e frikësuar dhe i thashë se duhet të ndalojë së ngatërruari të gjitha këto sepse do të vdesë. Dhe ai gjithmonë më thoshte “vdes vetëm kur përdor gjilpëra dhe unë kurrë, kurrë nuk do ta bëj këtë”, tha ajo. 

Katie gjithashtu ngriti pyetjen pse nuk u gjet drogë apo mjete të tjera në vendin ku u gjet ai i vdekur.

“Nëse ai do të kishte marrë një injeksion të madh, do të kishte një gjilpërë dhe dëshmi të ketaminës në shtëpi. Ku shkoi e gjitha? Pse asistenti i dha gjithë ato barna dhe iku? Unë kam qëndruar gjithmonë me Mattheë nëse ai përdorte drogë pasi nuk doja që ai të kalonte në mbidozë ose t’i ndodhte diçka. Por pse nuk ishte asistenti i tij?”, tha ajo. 

Prokurorët pretendojnë se Perry ka injektuar ketaminë të paktën 20 herë në ditët para vdekjes. Në orët para vdekjes së tij, Perry kishte bërë tre injeksione.

Perry dyshohet se e udhëzoi ndihmësin e tij t’i injektonte atij një dozë të madhe ketamine dhe të përgatiste vaskën me ujë të nxehtë. Pasi ndihmsi i injektoi drogën, u largua nga shtëpia e tij dhe kur u kthye, ai e gjeti Perry-n të vdekur.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?