Klaudia Lata

Humbi jetën nga përplasja e trenave, një rrugë në Greqi merr emrin e shqiptares Klaudia Lata

16 Janar, 08:00| Përditesimi: 16 Janar, 10:03

  • Share

Një rrugë në Greqi do të mbajë emrin e 21-vjeçares shqiptare, Klaudia Lata, e cila humbi jetën tragjikisht në aksidentin hekurudhor në Larisa të Greqisë në mars 2023. 21-vjeçarja shqiptare jetonte dhe studionte në Greqi për Mjekësi, por ai aksident tragjik i mori jetën asaj dhe 56 personave të tjerë.

Në nder të kujtimit të shqiptares, rruga ku u rrit Klaudia do të marrë emrin e saj. Rruga do të jetë në zonën Nea Smirni, afër kishës së Shën Dhimitrit.

Ajo ishte studente e shkëlqyer e Mjekësisë në universitetin Aristotelis të Selanikut. Mësuesit e Klaudias e kujtojnë si një nga nxënëset më të veçanta të shkollës, ekselente në të gjitha vitet.

Klaudia humbi jetën pas përplasjes së së trenave në Tempi duke u kthyer nga karnavali i Patrës në Selanik. Atë ditë prindërit e saj i kishin kërkuar që të ndalonte në Larisa dhe të çmalleshin, por e reja kishte refuzuar dhe donte të shkonte menjëherë në Selanik për të studiuar.

Klaudia Lata është një nga 4 viktimat shqiptarë që humbën jetën në aksidentin e frikshëm.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?