Humbi jetën pas një lufte të gjatë me COVID, mjekut Drini Dobi i akordohet titulli “Qytetar Nderi i Gjirokastrës”

21 Dhjetor 2021, 08:55| Përditesimi: 21 Dhjetor 2021, 09:09

  • Share

Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës i akordoi titullin “Qytetar Nderi” (pas vdekjes) mjekut të mirënjohur Drini Dobi. Kanë qenë një grup mjekësh të spitalit “Omer Nishani” në Gjirokastër, të cilët në 1-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta i propozuan Këshillit Bashkiak akordimin e këtij vlerësimi.

Titulli mjekut gjirokastrit i'u akordua me motivacionin “Mjek i shkëlqyer, simbol i sakrificës dhe humanizmit, profesionist brilant që e nderoi bluzën e bardhë dhe qytetin tonë kudo ku punoi dhe dha kontributin e tij”.

Pjesëmarrësit në aktivitet, përfaqësues të institucioneve publike dhe pushtetit vendor, familjarë, mjekë, miq dhe kolegë evidentuan vlerat njerëzore, humanizmin dhe kontributin e rëndësishëm profesional të Dr.Drini Dobit në mjekësinë shqiptare.

Drini Dobi humbi jetën si pasojë e COVID-19 në moshën 51- vjeçare. Ai ishte njëri ndër mjekët neurologë më të mirë në Shqipëri. Punoi për më tepër se dy dekada në QSUT dhe prej dy vitesh drejtonte Shërbimin Neurovaskular.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?