Shqiptarja. com dhe Report Tv, sjellin pamjet nga shpërthimi me eksploziv në Elbasan mëngjesin e sotëm, ku një 24- vjeçar, duke vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip "Volksëagen", në pronësi të personit Renato Çepa, i shpërtheu eksplozivi dhe për pasojë humbi jetën.
Në pamjet e siguruara shihet momenti kur makina merret nga vendi ku ndodhi ngjarja me karrotrec.
Si pasojë e shpërthimit makina është dëmtuar totalisht në pjesën e përparme.
Lajmi kryesor:
E rëndë në Elbasan/ Po i vinte eksploziv një makine, i shpërtheu në dorë, vdes 25-vjeçari! Identifikohet kush ishte shënjestra! Shkak një konflikt i vjetër (EMRAT+VIDEO)
S.B/ReportTv.al