Elton Dema (viktima)

Bota

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

24 Nëntor 2024, 09:15| Përditesimi: 24 Nëntor 2024, 09:21

  • Share

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që u regjistrua më (20 nëntor), ku një 41-vjeçar shqiptar humbi jetën në Itali si pasojë e një aksidenti në punë.

Sipas mediave italiane, shqiptari ka qenë duke lyer tavanin e një magazine, ku ka rënë nga një lartësi rreth 10 metra.

Elton Dema, kishte rreth një vit që ishte shpërngulur në Itali. Fillimisht 41-vjeçari shkoi i vetëm në emigrim, e më pas iu bashkua bashkëshortja dhe 4 fëmijët e tyre, përkatësisht të moshës 13, 10, 7 dhe 5 vjeç.

I riu la pas fëmijët, partneren dhe nënën e tij. I ati i kishte vdekur 1 vit më parë.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?