Kronikë

Humbi jetën pasi ra nga Maja e Thatë në Tropojë, nxirret trupi i pajetë i 30-vjeçarit nga Kosova! 3 të tjerë në gjendje të mirë

27 Korrik, 21:01| Përditesimi: 27 Korrik, 21:15

  • Share

TROPOJË- Një ditë pasi ra nga lartësia e Majës së Tahtë në Tropojë ku humbi jetën, është nxjerrë trupi i pajetë i 30-vjeçarit nga Kosova.

Dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, 30-vjeçari Liridon Azemi nga Podujeva ra nga një lartësi një ditë më parë dhe për pasojë kishte humbur jetën.

Kërkimet kanë vijuar që prej mëngjesit të sotëm nga shërbimet e Policisë Tropojë së bashku me ekipin e  kërkim-shpëtimit malor të Kosovës.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë Tropojë dhe ekipi i kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë dhe tre persona të tjerë nga Kosova që kishin mbetur të bllokuar dhe ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

SI.E./E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?